Tarifa

Sipërmarrësit e telefonisë së qëndrueshme, në përgjithësi, janë të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
Tarifat e shërbimit universal, që përbëhen nga një minimum i përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të arritshëm për të gjithë përdoruesit në territorin e vendit, dhe me çmime të përballueshme, janë objekt rregullimi nga AKEP. Ofruesit e shërbimit universal mund të ofrojnë tarifa opsionale, paketa tarifore të veçanta për pajtimtarët me të ardhura të pakta dhe/ose për pajtimtarët me nevoja të veçanta.

Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:

  • Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
  • Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
    • Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
    • Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
    • Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
    • Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
    • Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
    • Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
    • Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
    • Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
    • Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
    • Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;
Leave a reply