PLANI I PËRDORIMIT TË FREKUENCAVE

Plani i Përdorimit të Frekuencave, është miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues Nr. 18, datë 26.10.2017.

Ky plan ka implementuar të gjitha ndryshimet në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 29.03.2017.

Plani i Përdorimit është i përditësuar me ndryshimet më të fundit të ECA Table 2016 (CEPT).

Plani garanton një përdorim efektiv dhe pa interferenca të frekuencave.

Plani bën të mundur:

  1.   Teknikisht dhe ekonomikisht planifikimin optimal, caktimin dhe përdorimin efikas  të frekuencave, duke marrë parasysh që spektri i radiofrekuencave dhe orbita gjeostacionare janë në vetëvete burime të rralla dhe të fundme;
  2.    Përftimin e kushteve për përgatitjen e rregullave mbi kushtet teknike dhe operative për përdorimin e disa frekuencave;
  3.    Mbrojtjen nga interferencat e dëmshme;
  4.    Rregullimin e Planit me modifikimet në nivel ndërkombëtar, si edhe bashkërendimet që rezultojnë nga përmbushja e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me fqinjët dhe vendet e tjera;
  5.     Rregullimin e përdorimit të brezave të radiofrekuencave ndërmjet shërbimeve radio dhe përdoruesve; dhe
  6.    Implementimin e teknologjive të reja dhe zhvillimin e komunikimeve radio.

 Plani i përdorimit të frekuencave përfshin:

a)brezat e frekuencave të percaktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 29.03.2017“Për miratimin e planit kombëtar të frekuencave” (PKF), për përdorime “civile”, të cilat mund të përdoren për qëllime civile, si dhe zbatimet e shërbimeve radio të përcaktuara në këto breza frekuencash;

b)rregullat lidhur me përdorimin e brezave të frekuencave, përfshi karakteristika të administrimit të frekuencave për rrjete të radiokomunikimeve dhe radio stacionet dhe të pajisjeve radio, metodën e dhënies së frekuencave, raste të ndryshëm nga autorizimi individual i përdorimit të frekuencave, kërkesat teknike dhe kushtet e operimit lidhur me operimin e radio sistemeve;

c)Implementimin e ndryshimeve të rëndësishme që kanë pësuar brezat GSM, IMT, BWA, etj. si përsa i përket teknologjive të aplikuara në këto breza ashtu edhe shërbimeve të ofruara.

Plani jep në detaje, mënyrën e ndarjes së kanaleve, kanalet e mundshme për caktim, parametrat teknike që duhet të zbatohen etj.

Anekset dhe Kerkesat Teknike te Nderfaqeve Radio jane pjese integerale e Planit te perdorimit te frekuencave.

Kerkesat Teknike te Nderfaqeve Radio përcaktojnë kushtet për përdorimin  e frekuencave dhe pajisjeve radio për komunikimet elektronike ne breza te ndryshem frekuencash si dhe regjimin e perdorimit te tyre.

Plotesimi i kërkesave themelore përbën kushtin kryesor për ofrimin në treg dhe vendosjen në përdorim të  pajisjeve radio për komunikimet elektronike në Republiken e Shqiperise.

Anekset përmbajnë ndarjet e detajuara ne kanale të brezave të frekuencave për radio sistemet, kritere per perdorimin e tyre, statusin e seciles frekuence dhe zonen e perdorimit.

 

 

Leave a reply