Categories
Njoftime

AKEP merr pjesë në takimin Konferencën ndërkombëtare “Digjitalizimi – rruga më e sigurt drejt zhvillimit” mbajtur në Kiev, Ukrainë.

ITU në bashkëpunim me State University of Telecommunicaton organizoi workshop-in ”ICT Infrastructure as a Basis for Digital Economy” mbajtur në Kiev, Ukraine.

Ky workshop është organizuar në kontekstin e Iniciativave Rajonale të ITU, të miratuara nga Konferenca Botërore e Zhvillimit të Telekomunikacionit 2017 (ËTDC-17). Rezultatet e këtij takimi do të kontribuojnë në Iniciativën Rajonale të ITU për Evropën për “Infrastrukturën e Broadband-it, menaxhimin e spektrit dhe broadband-it” dhe Iniciativa Rajonale e ITU për CIS në “Nxitjen e zgjidhjeve inovative dhe partneriteteve për zbatimin e teknologjive të Internet of Things dhe ndërveprimit të tyre në rrjetin e telekomunikacionit, duke përfshirë 4G, IMT-2020 dhe gjeneratat e ardhshme, në interes të zhvillimit të qëndrueshëm”

Përfaqesues i AKEP, Z. Denion Meidani referoi mbi situaten aktuale të Shqiperisë dhe disa nga strategjitë e miratuara per vitin 2019. Një rëndësi e veçante iu kushtua strategjive qe do te ndiqen per rrugen drejt teknologjise 5G. Strategjia e AKEP për zbatimin e kritereve të reja teknike për futjen e 5G është në përpunim dhe duhet të zhvillohen rregullat për periudhën e tranzicionit.

Përqendrimi në mbrojtjen e konsumatorit mbetet e një pjesë e rëndësishme e strategjisë së AKEP.   Gjithashtu, strategjia përfshin studimin e hapave, modeleve dhe pasojave të nevojshme për riorganizimin e nevojshëm të spektrit të caktuar për lidhjet PP në brezin 26 GHz, në mënyrë që të ketë më shumë spektër të disponueshëm për zhvillimin e ardhshëm të 5G diktuar nga përdorimi aktual dhe zhvillimet teknologjike. AKEP do të vazhdojë harmonizimin e spektrit brenda CEPT-së dhe të zbatojë korrigjimet kur është e nevojshme në legjislacionin tonë dhe azhurnimin e studimit të fizibilitetit kombëtar mbi opsionet ndërkombëtare të lidhjes.  AKEP merr pjesë instrumentalisht në procesin e vendimmarrjes për modelet e licencimit për secilën brez frekuencash dhe azhurnimin kritik të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe ato të ndërlidhura. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mbetet efikasiteti i brendshëm i AKEP-it dhe bashkëpunimi me institucionet dhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Mbulimi mbarëkombëtar 5G është vendimtar për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit. Shqipëria ka për qëllim të bëhet një nga pionierët e 5G në rajon. AKEP synon të inkurajojë në mënyrë aktive ndërtimin e mjediseve testuese 5G në të paktën një qytet të madh ku mund të arrijmë rrjetet “5G-enabled” deri në fund të vitit 2020

AKEP planifikon të kryejë një procedurë tjetër tenderimi për blloqet e mbetura të spektrit 800 MHz (DD1) për shërbimet mobile me brez të gjerë, të cilat janë gjithashtu prioritet kombëtar, i hartuar ne Dokumentin Strategjik të Parlamentit për vitin 2019. AKEP do të bashkëpunojë ngushtë me MIE dhe AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) në zhvillimin e strategjisë dhe propozimeve konkrete për përdorimin e nevojshëm në të ardhmen të brezit 700 MHz.