AKEP publikon raportet teknike mbi matjet e rrezatimeve të telefonise celulare pranë stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre në zonat Shkodër, në Kukës, në Pogradec, në Librazhd dhe në Korcë.

Një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile sot është siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre.

Për këtë qëllim, AKEP si organi rregullator në vend në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar gjatë muajit prill 2019 ka vazhduar të kryejë monitorime të reja në disa zona të tjera në vendin tonë.

Gjatë këtij muaji monitorimet janë përqëndruar në Shkodër, në Kukës, në Pogradec, në Librazhd dhe në Korcë.

Grupet e inspektorëve kanë kryer matjet e tyre në rajonin e Shkodër pranë Poliklinikës, universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe shkollës së mesme “28 Nëntori” si dhe në rajonin e Kukësitmaj pranë Spitalit Rajonal,  shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” dhe shkollës së mesme “Havzi Nela”.

Monitorimi i brezit të frekuencave në rajonin e Pogradecit u kryen pranë Spitalit Rajonal, shkollës 9 vjeçare “Muhamer dhe Esat Minarolli” ndërsa në rajonin e Librazhdit pranë shkollës 9 vjeçare “Genc Leka” për verifikimin e nivelit të fushës elektrike, magnetike dhe densitetit te fuqise (EMF).

Në rajonin e Korçës monitorimet janë kryer pranë Spitalit Rajonal, shkollës  së mesme “Themistokli Gërmenji”, shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e parë Shqipe” si dhe afër Zyrave Rajonale të AEKP në Korçë.

Matjet e fundit tregojnë se nivelet e rrezatimeve të telefonisë celulare nuk i tejkalojnë pragun e sigurisë së përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimet Jo Jonizuese (ICNIRP).

Leave a reply