“Njoftim për përditësim të të dhënave të Poseduesve të disa domaineve me “.al”, të regjistruar direkt në AKEP”

AKEP administron Domain-in “.al” bazuar në pikën k) të nenit 8 të Ligjit Nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. Në zbatim të përcaktimit të mësipërm ligjor, AKEP ka miratuar Rregulloren Nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën “.al”” e ndryshuar, e cila gjendet e publikuar në faqen e internetit të AKEP, në linkun: https://akep.al/2018/12/08/rregullore-dhe-vendime/.

Procesi i veprimeve me domainet “.al” si regjistrime, modifikime, mbyllje, etj, vazhdon normalisht. Gjithashtu gjatë vitit 2019 është rritur ndjeshëm edhe numri i veprimeve të përditësimeve të të dhënave të Poseduesve të domaineve me “.al”. Megjithatë gjatë verifikimeve në sistemin e administrimit ccTLD “.al”, vërehet që disa domaine me “.al” të Regjistruar në AKEP, kanë akoma nevojë për përditësim, saktësim apo plotësim të disa të dhënave të Poseduesve aktualë të tyre.  Disa nga të dhënat për përditësim janë: Emri i Poseduesit aktual të Domainit, Adresa, Email, Telefon, etj.

Kliko: Lista e domaineve me “al” të regjistruar direkt në AKEP, për përditësim të dhënash: (link)

Për këtë qëllim plotësohet Formulari për Rinovim të Dhënash i cili gjendet këtu: formular_aplikimi_rinovim_te_dhenash_model_4-1-2 .Ky formular pasi plotësohet, dërgohet me email tek domain@akep.al dhe të dhënat e dërguara përditësohen nga AKEP në sistemin ccTLD “.al”.

Gjithashtu, kujtojmë Poseduesit e domaineve me “.al” (jo vetëm ata të listës së sipërcituar) që në zbatim të Rregullores Nr. 2 të AKEP, të gjithë Poseduesit e domaineve me “.al” janë të detyruar që gjatë gjithë kohës së posedimit, të mbajnë të përditësuara të dhënat e tyre për domainin e tyre me “.al.

Për këtë, çdo Posedues domaini me “.al” për tu siguruar nëse të dhënat e tyre janë të përditësuara, duhet të kontaktojë Regjistruesin nëpërmjet të cilit ka regjistruar domainin, ose AKEP (me email tek domain@akep.al) kur domainin e ka regjistruar direkt në AKEP.

Lista e Regjistruesve të autorizuar nga AKEP dhe kontaktet e tyre gjenden këtu: https://akep.al/wp-content/uploads/2018/12/Regjister-i-regjistrave-te-akredituar-per-ofrimin-e-sherbimit-te-regjistrimit-te-domain-name-nen-zonen.al-11.01.2019.pdf

Procesi i përditësimit të domaineve duhet të përfundojë brenda një afati 30 ditor nga data e këtij njoftimi, në të kundërt bazuar në nenin 26 te Rregullores nr. 2, AKEP i lind e drejta e bllokimit të domaineve me të dhëna të papërditësuara.

 

 

Leave a reply