Rreth Nesh

akep-logo-01.pngAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Misioni:
AKEP është një rregullator i pavarur dhe pararendës për tregjet e telekomunikacioneve dhe postare duke kërkuar të arrijë një kuadër rregullator që nxit një mjedis të favorshëm për investitorët dhe ofron zgjidhje, çmim dhe cilësi më të mirë për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të telekomunikacioneve dhe postare në Shqipëri.

Vlerat thelbesore të AKEP janë:

  • Integriteti;
  • Paanësia;
  • Transparenca;
  • Profesionalizmi: dhe
  • Efikasiteti.