Artikujt

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkutiptimit midis AKEP dhe ART

nenshkrimi-me-kosovenNë datën 22 Mars 2010, në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikacioneve të Republikës së Kosovës (ART).
Qëllimi i këtij memorandumi është shkëmbimi në mënyrë të rregullt të informacionit përsa i përket zhvillimit te politikave dhe strategjive për komunikimet elektronike në shtetet respektive, informacionit mbi aktivitetet në tregjet e komunikimeve elektronike.
Gjithashtu, MoU parashikon shkëmbimin e delegacioneve të ekspertëve në baza të rregullta ose sipas nevojës, ad-hoc, për studimin e aspekteve teknike, ligjore dhe aspekteve të tjera të aktiviteteve të një rregullatori.
Zyrtarët e lartë të Palëve, do të shkëmbejnë pikëpamje dhe/ose do të ndërmarrin veprime dhe pozicione të përbashkëta në forume dhe organizata evropiane dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sektorin e komunikimeve elektronike.
Për AKEP, MoU u nënshkrua nga Z. Piro XHIXHO-Kryetar i Këshillit Drejtues dhe për ART nga Z. Ekrem HOXHA-Kryetar i Bordit/Drejtor Ekzekutiv. Pas nënshkrimit kryetarët e të dy delegacioneve dhanë një konferencë për mediat.
AKEP, ka planifikuar që së shpejti të nënshkruajë MoU edhe me vende të tjera të rajonit si Maqedoni, Mal të Zi etj., me qëllim rritjen e frymës të bashkëpunimit dhe përfitimit në sektor.