Categories
Njoftime

AKEP DORËZON AUTORIZIMIN INDIVIDUAL SIPËRMARRËSIT VODAFONE ALBANIA SH.A PËR PËRDORIMIN E FREKUENCAVE BLLOKU A2, 801-811 MHz TE BREZIT 800 MHz

Tiranë, 8 mars 2019

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela priti në një takim përfaqësues të shoqërisë Vodafone Albania sh.a, të kryesuar nga Z. Achilleos Kanaris, Drejtor i Përgjithshëm, për të kryer procedurat dorëzimit të Autorizimit Individial për përdorimin e frekuencavet 800 MHz.

Në përfundim të procedurave të tenderit dhe në zbatim të vendimit të Këshillit Drejtues të AKEP Nr.6, datë 04.03.2019 “Për miratimin e Autorizimit Individual sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorimin e frekuencave blloku A2, 801-811 MHz (10 MHz) i çiftuar me 842-852 MHz (10 MHz) të brezit 800 MHz (792-862 MHz), të tenderit publik me procedurë të hapur me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz)”, ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2018, zhvilluar në AKEP datë 07.02.2019, dhe pas përmbushjes së detyrimeve financiare, Z. Zela i dorëzoi Z. Kanaris, Autorizimin Individual të shoqërisë Vodafone Albania sha, mbi të drejtat e përdorimit në brezin frekuencave blloku A2, 801-811 MHz (10 MHz) i çiftuar me 842-852 MHz (10 MHz) të brezit 800 MHz.

Gjatë zhvillimit të takimit Z. Zela dhe Z. Achileos patën një bisedë mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në RSH, prespektiven dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

Z. Zela duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5 G në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët e pajtimtarët.