Detyrimet e sipërmarrëseve me FNT

AKEP analizon tregjet e komunikimeve elektronike në mënyrë periodike sipas procedurës së analizës së tregut e cila konsiston në identifikimin e tregjeve përkatës dhe vlerësimin nëse në tregun përktës të justifikueshëm për ndërhyrje ex-ante  ka ose jo sipërmarrës me Fuqi të Ndjeshme në Treg (FNT). Në rast të gjetjes së FNT, AKEP vendos masa/detyrime rregullore për sipërmarrësin/sipërmarrësit me FNT, dhe nuk vendos apo heq detyrime të vendosura më parë në rast të mungesës së FNT.

Vendosja/rishikimi/heqja e detyrimeve të FNT janë pjesë e dokumentit të analizës së tregut dhe sanksionohen me vendime të Këshillit Drejtues të AKEP në vendimet përkatëse për statusin me FNT dhe masat rregulluese.

Procedura kryhet në përputhje me Ligjin 9918, Rregulloren e Analizës së tregut si dhe duke marrë në konsideratë rekomandimet dhe Udhëimet e Komisionit Europian dhe BEREC për analizën e tregjeve dhe masat rregulluese.

Dokumenti “Informacion mbi detyrimet e sipërmarrësve me FNT” përmban informacion të dobishëm për sipërmarrësit dhe palët e interesuara në lidhje me sipërmarrësit aktuale me FNT, detyrimet e tyre për FNT dhe vendimet përkatëse të AKEP.

Për te parë dokumentin klikoni këtu.