Dita Botërore e Postave

Dita Botërore e Postave festohet çdo vit më 9 tetor, në përvjetorin e themelimit të Bashkimit Postar Universal (UPU), në vitin 1874 në kryeqytetin zviceran, Bernë. Ajo ishte shpallur Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU mbajtur në Tokio, Japoni, në vitin 1969.

Qëllimi i Dites Botërore te Postave është për të krijuar vetëdijen e rolit të sektorit postar tek njerëzit dhe ne jetën e bizneseve të përditshme si dhe kontributin e saj për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve.Festimi  inkurajon vendet anëtare për të ndërmarrë aktivitete dhe programe që synojne krijimin e një vetëdije më të gjerë për rolin e postës, si dhe aktivitete në mesin e publikut dhe mediave në një shkallë kombëtare.