Shqiperia behet pjese e portalit EFIS.

Zyra Europiane e Komunikimit (ECO), në date 31 janar 2002, krijoi Sistemin Informativ të Frekuencave të quajtur EFIS (ECO Frequency Information System). Me këtë sistem ECO synon  të sigurojë një shërbim të vlefshëm për të gjitha palët e interesuara në politikat dhe shfrytëzimin e spektrit radio.
Bazuar tek qëllimi i EFIS për të përmbushur Vendimin ECC 2007/344/EC mbi harmonizimin e disponueshmërisë së informacionit të lidhur me përdorimin e spektrit në Europë, AKEP ka derguar kërkesen për publikimin dhe implementimin në portalin EFIS të Planit Kombëtar të Frekuencave miratuar me Vendim Nr.479, Dt 6.5.2009.

Nga data 11 Korrik 2012, Shqiperia eshte pjese e ketij portali, i cili mund te aksesohet direkt ne linkun me poshte:

http://www.efis.dk/views2/search-allocations.jsp