MIRATOHET RREGULLORJA MBI PUBLIKIMIN E INFORMACIONIT PËR TARIFAT AKEP

AKEP me ane te vendimit te Keshillit Drejtues me nr.2161, datë 21.09.2012 miratoi Rregulloren mbi Publikimin e Informacionit për Tarifat si dhe Kushte e Aksesit dhe Përdorimit të Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike Publike e cila hyn ne fuqi me date 01.11.2012
Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë llojin dhe përmbajtjen e informacionit,
që sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për të garantuar transparencën dhe informimin e publikut.
Informacioni i parashikuar më sipër duhet të publikohet dhe të jetë i qartë në mënyrë të shkruar edhe ne faqen e internetit të çdo sipërmarrësi sipas nenit 7 te kesaj rregullore.