DUKE FILLUAR NGA 1 JANAR 2013 CDO PERDORUES DO TE MAT VETE SHPEJTESINE E AKSESIT NE INTERNET

AKEP me VKD nr 2165, datë 12.10.2012  miratoi përfshirjen e disa detyrimeve për ofruesit e shërbimit të aksesit në Internet, në Kushtet e Përgjithshme të Kontratës së Pajtimit dhe në kontratat që këta sipërmarrës lidhin me pajtimtarët.
Shtesat e miratuara kosnistojnë në detyrimet e secilit operator qe ofron sherbimin e aksesin ne Internet per pajtimtaret:

1. Operatori në faqen kryesore web të tij, (e cila duhet ne domain .al) të ofrojë nje instrument matje te shpejtësise të aksesit në Internet për pajtimtarët e vet
2. Detyrimin e operatorit të përfshijë në Aneks 1 të kontratave tip dhe te lidhura me pajtimtaret disa parametrta cilësorë teknike dhe administrativë, të tillë si:
a. Parametra cilësorë teknikë:
shpejtësia e transmetimit të të dhënave:
 • shpejtësia nominale/maksimale e transmetimit të të dhënave:   
 a. download_____(kbps/Mbps);  
 b. upload_____(kbps/Mbps).   
 • shpejtësia minimale e garantuar e transmetimit të të dhënave:  
 c. Po, garantojmë minimalisht ____  (kbps/Mbps)  
 d. Jo, nuk garantojmë shpejtësi minimale pasi ofrimi i shërbimit bazohet në përpjekje më të mira (best effort).  
 • vonesa në transmetim, nëse ofruesi siguron një vlerë te caktuar;    
 • devijimi në vonesën në transmetim, nëse ofruesi siguron një vlerë te caktuar    
 • norma e humbjes së paketave, nëse ofruesi siguron një vlerë te caktuar    
 b. Parametra cilësorë administrativë:
 • koha për realizimin e lidhje së aksesit në Internet, ____(ditë kalendarike);    
 • koha e riparimit të defekteve, _____( orë);    
 • koha e zgjidhjes së ankesave të përdoruesve, ____(orë).    
   












Këto shtesa janë hartuar duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare për këtë qëllim, si dhe dukshëm vendos një raport më të drejtë dhe të balancuar midis kushteve të cilësisë së shërbimit të kontraktuar dhe atyre që realisht pajtimtari blen nga sipërmarrësi.
AKEP nxit pajtimtarët që të përdorin facilitetet e   matjes se shpejtësisë së aksesit në Internet dhe krahasimin me shpejtësinë nominale dhe minimale të garantuara nga operatori sipas specifikimeve ne kontraten e lidhur.