Keshillim publik per rishilimin e tarifave te terminimit celular

AKEP në analizën e tregut celular të miratuar në  Korrik 2012 në trajtimin e  masave rregulluese për FNT të operatorëve celularë  për terminimin e thirrjeve në rrjetet e tyre, ka përfshirë disa paragrafë në lidhje me Rekomandimin e Komisionit Evropian (2009/396/EC), i cili rekomandon midis të tjerave rregullimin e tarifave të terminimit në rrjetet celulare sipas metodës BU-LRIC të pastër. Në përfundim të diskutimit mbi rekomandimin e cituar, AKEP gjykoi të vazhdojë me implementimin  e fazave të reduktimit të pershkallezuar  (glide path) të përcaktuara në Shkurt 2011, që për  tre operatorët më të mëdhenj përfundoi me aplikimin e fazës së fundit të reduktimit në Shtator 2013, duke barazuara tarifat e tre operatorëve me rezultatin e modelit BU-LRAIC.

AKEP me kete konsultim publik propozon rishikimin e nivelit të tarifave të terminimit në rrjetet e katër operatorëve celularë duke u bazuar në përvojat ndërkombetare për aplikimin e BULRAIC të pastër, sipas Rekomandimit të KE, të referuar edhe në analizën e 2012. Nëpërmjet këtij dokumenti AKEP është munduar të adresojë edhe problematikën e referuar nga operatorët. Qëllimi i rishikimit është përmbushja e objektivave rregullatore për nxitjen e konkurrencës në treg dhe maksimizimin e përfitimeve të përdoruesve nga shërbimet celular.