Keshillim publik mbi perdorimin e brezave të frekuencave GSM 900/1800

Brezi i frekuencave 880-915 MHz, 925-960 MHz, 1710-1785 MHz dhe 1805-1880 MHz  (brezi 900/1800 MHz) eshte dhene ne perdorim ne Republiken e Shqiperise per kater sipermarres te komunikimeve elektronike, te cilet ofrojne sherbime te gjenerates se dyte (2G) nepermjet teknlologjise GSM dhe eshte administruar ne perputhje me Planin Kombetar te Frekuencave, Rekomandimet dhe Vendimet perkatese CEPT ne menyre te tille qe te trajtoje te 4 operatoret e telefonise se levizshme ne menyre te barabarte dhe pa diskriminim si persa i perket sasise se spektrit ne perdorim ashtu edhe kushteve te autorizimit.
Duke qene se sherbimet 2G jane duke u perthithur nga sherbimet e ofruara nga teknolgjite e  reja, eshte e nevojshme te konsiderohet opsioni i rishikimit te ketyre brezave per implementimin e teknologjive te reja per sherbimet e levizshme tokesore.
Propozimet mbi te cilat ndertohet ky dokument do te kene efektin e sjelljes se autorizimeve aktuale ne nje pozicion, ku te gjithe autorizimet individuale per perdorimin e frekuencave ne brezin 900 MHz dhe 1800 MHz do te lejojne shperndarjen e sherbimeve 3G dhe/ose 4G, per te shtuar UMTS dhe/ose LTE/WIMAX ne listen e teknologjive te lejuara nga sipermarresit e komunikimeve elektronike ne Shqiperi ne keto breza