RISHIKIM I TARIFAVE TË TERMINIMIT TË THIRRJEVE NË RRJETET CELULARE

AKEP me Vendimet nr.2431-2435, datë 13.03.2014 ka miratuar nivelet e reja të reduktuara të tarifave të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare për t’u aplikuar nga operatorët celularë nga data 1.04.2014 e në vijim. Reduktimi do të kryhet me tre faza dhe në fazën e parë që fillon më 1 Prill 2014 këto tarifa reduktohen me 12%-42% sipas operatorëve. Më 1 Janar 2016 tarifat e terminimit të katër operatorëve do të arrijnë nivelin 1.48 lek/minutë, që përbën një ulje me  68-83% në raport me nivelet përkatëse aktuale të tarifave të terminimit.

Niveli i tarifave të terminimit celular në 2016 në Shqipëri do të jetë sa niveli mesatar i tarifave në vendet e BE që kanë aplikuar modelin më të fundit të kostove të rekomanduar nga Komisioni Europian (pure LRIC), dhe reduktimet e reja të miratuara nga AKEP janë në vijim të reduktimeve të tarifave të terminimit të kryera në vitet e mëparshme për orientim drejt kostove BU-LRIC.

Tarifa e terminimit të thirrjeve në rrjetin e një operatori celular është  tarifa me shumicë që operatorët e tjerë celularë dhe fiks i paguajnë operatorit celular përkatës për thirrjet e pajtimtarëve të tyrë drejt pajtimtarëve të operatorit terminues të thirjeve. Reduktimi i ndjeshëm i tarifave të terminimit për të katër operatorët celularë con në reduktimin e ndjeshëm të kostove të thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare (off-net) dhe në stimulim të ofrimit të thirjeve off-net dhe paketa tarifore me minuta kombëtare (drejt të gjitha rrjeve celulare), me tarifa më të lira për konsumatorët/përdoruesit.

AKEP gjykon se reduktimet e miratuara të tarifave me shumicë të terminimit do të japin një impuls pozitiv në rritjen e mëtejshme të konkurrencës në tregun celular me pakicë në Shqipëri, sidomos për thirrjet jashtë rrjetit (off net), duke rritur përfitimet e përdoruesve fundorë nga shërbimet celulare.