Miratimi e Rregullave mbi regjistrimin e detyrueshem ne AKEP te frekuencave te brezit 2.4 / 5.8 GHZ që mund të përdoren pa Autorizim Individual

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mbeshtetur ne piken 1 te nenit 16 dhe pikes 3 te nenit 67 te ligjit nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën  e  Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr.466, datë 27.02.2013 “Për miratimin e Planit Kombëtar te Frekuencave”, Plani i Perdorimit te Frekuencave, miratuar me Vendimin e Keshillit Drejtues nr.2418 date 06.02.2014 dhe rregulloren “Per kushtet e perdorimit te frekuencave pa autorizim individual dhe kerkesat teknike per pajisjet radio qe perdoren ne keto breza” miratuar me VKD Nr.2481 date 15.05.2014”, ka miratuar me Vendim te Keshillit Drejtues Nr.2484, datë 15.05. 2014 Rregulla “Mbi regjistrimin e detyrueshem ne AKEP te frekuencave te brezit  2.4 / 5.8 GHZ që mund të përdoren pa Autorizim Individual“.

Keto Rregulla përshkruajne menyren e regjistrimit të frekuencave radio te brezit 2.4 / 5.8 GHZ që mund të përdoren pa autorizim individual, vetem pas raportimit prane Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Regjistrimi prane AKEP duhet te kryhet minimumi 30 dite para fillimit te përdorimit të tyre dhe jo me shume se 90 dite me pare.

Regjistrimi do te kryhet online, sipas formularit te aplikimit per regjistrim, i cili është pjesë e ketyre rregullave,