KESHILLIM PUBLIK PER ULJEN E PAGESAVE QE KRYEN NE AKEP

AKEP duke u nisur nga eksperienca e dy viteve të fundit mbi të ardhurat vjetore të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, mbi manaxhimin e spektrit të frekuencave, të cilën e karakterizon dinamika e lartë e ndryshimeve dhe inovacionit të teknologjisë së komunikimeve elektronike, vlerëson se duhet te ndyshoje raporti midis pagesave për mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike  dhe  pagesave për përdorim frekuencash  sipas përcaktimeve në VKM nr. 599 i ndryshuar,  me qëllim që të nxisin një mjedis më të favorshëm, jo diskriminues me synimin e përafrimit të pagesave me koston administrative për administrimin e radiofrekuencave. Per kete arsye AKEP ka hapur nje keshillim publik ne lidhje me uljen e pagesave qe kryen ne AKEP per perdorim frekuencash.