Keshillim publik ”Rregullore për administrimin e interferencave”

Bazuar  në objektivat e  përcaktuara në ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008, I ndryshuar, në përmirësimin e kuadrit nënligjor dhe rregullator ekzistues, fuqizimin e mekanizmave rregullatorë për të siguruar një konkurencë efektive në tregun e komunikimeve elektronike, AKEP publikon dokumentin per

keshillim publik ”Rregullore për administrimin e interferencave”.
Objektivat kryesore mbi të cilat mbështetetet kjo Rregullore jane:

  • Përcaktimi i Procedurës së administrimit të interferencave.
  • Eliminimi ose minimizimi i interferencave të dëmshme për të krijuar një mjedis të përshtatshëm dhe pa interferenca të dëmshme  për operimin e sistemeve dhe të stacioneve të transmetimit radio, që do të përdoren për qëllime private ose publike.
  • Lokalizimin dhe identifikimin e Interferencave si rrjedhojë e përdorimit të paisjeve të pautorizuara
  • Monitorimin e frekuencave dhe masat e vecanta që aplikohen në rastet  e përfshirjes në interferenca të stacioneve të huaja.