PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORE TË TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR 3 MUJORIN IV TË VITIT 2014

Viti 2014 u karakterizua nga një rritje e  numrit të pajtimtarëve të internetit. Të dy segmentet e aksesit broadband dhe  fiks dhe 3G (karta USB/modem), kanë pasur rritje me rreth 13.3 % dhe 10.5 % krahasuar me 2013, respektivisht. Norma e pentrimit për këtë segment tregu në fund të 2014 ka arritur rreth 11.66% ...

Viti 2014 u karakterizua nga një rritje e  numrit të pajtimtarëve të internetit. Të dy segmentet e aksesit broadband dhe  fiks dhe 3G (karta USB/modem), kanë pasur rritje me rreth 13.3 % dhe 10.5 % krahasuar me 2013, respektivisht. Norma e pentrimit për këtë segment tregu në fund të 2014 ka arritur rreth 11.66% [1].

Telefoni celulare
Pjesët e tregut për këtë treg maten nga AKEP në disa mënyra: sipas përdorues aktive, përdorues sipas kartave SIM aktive, përdorues me kontratë, thirrje dalëse dhe SMS. Nga përllogaritjet rezulton se gjatë vitit 2014 ka pasur ndryshime të pjesëve të tregut të matura sipas përdoruesve aktivë si mëposhtë:
AMC-180215-1
Përsa i përket thirrjeve dalëse situata e pjesëve të tregut paraqitet në vijim:
AMC-180215-2
Një rritje të pjesëve të tregut të matura sipas SMS dalëse ka pasur Plus siç vihet re  edhe nga tabela më poshtë:
AMC-180215-3
Një tregues tjeter i këtij tregu është edhe struktura e thirrjeve të gjeneruara nga pajtimtarët e telefonsë celulare. Thirrjet brenda rrjetit gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2014 kanë zënë 87 %  të trafikut total dalës, duke u reduktuar në 79% (përfshirë edhe trafikun dalës ndërkombëtar) në tremujorin e katërt të 2014.
Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas karta SIM aktivë në fund të 2014 respektivisht ka qenë 3.36 milion dhe 4,88 milion. Në krahasim më fund vitin e 2013 ku numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas karta Sim respektivisht ka qenë 3.68 milion dhe 5.28 milion, ky tregues ka pësuar rënie.
Përsa i përket strukturës së përdoruesve me kontatë dhe me parapagim vazhdon të jetë dominante pesha e përdoruesve me parapagim. Ndryshime më të mëdha në këtë raport krahasuar më 6 mujorin e parë të 2014 ka pasur Plus dhe AMC të koreluara pozitivisht. Për AMC ky treguest në fund  6 mujorit I 2014 është llogaritur të jetë (përdorues aktivë) rreth 16%  e pajtimarëve me kontartë dhe rreth 84% me parapagim, kurse në fund të viti 2014 ka ndryshuar respektivisht në 5% me 95%.  Edhe Plus për periudhën e referuar për AMC, ka pasur raport rreth 28% me 72% dhe në fund vitin e 2014 ky tregues ka kapur vlerat rreth rreth 11%  e pajtimtarëve (aktivë) me kontratë dhe rreth 89% me parapagim.

Telefonia fikse
Telefonia fikse si përgjatë viti 2013 edhe në vitin 2014 vijon të reflektojë  rënie në numrin e pajtimtarëve. Nga 281,200 pajtimtarë në fund të 2013, në fund vitin e  2014 ky tregues arriti në 247,070. Kjo rënie është llogaritur në total për të gjithë operatorët, por operatorë të caktuar brenda segmentit kanë rritje në karahasim me fund vitin e 2013, përmendim këtu Abcom dhe Nisatel me rritje përkatësisht  rreth 14% dhe 29%. Ulje të madhe ka pësuar AMC fiks dhe Albtelecom fiks me rreth 63% dhe 13%, respektivisht krahasuar me fundin e  2013. Norma mesatare e penetrimit për këtë telefoni është llogaritur të jëtë rreth 8.73%. Qarku me penetrim më të lartë është Tirana, ku norma mesatare e penetrimit arrin rreth 13.4% dhe qarku me penetrim më të ulët është Kukësi me norme mesatare penetrimi rreth 2.7%.

Interneti
Harku kohor prej 2010-2014  për shërbimin e aksesit në internet që ofrohet nga rrjete fikse dhe celulare është karakterizuar nga norma pozitive rritjeje. Përgjatë 2014 numri i pajtimtarëve më akses broadband nga rrjetet fikse u rrit nga 182,556 në 206,896. Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore. Po ashtu edhe shërbimi i aksesit të internetit nga rrjete 3G shfaqi prirje rritëse duke u rritur me rreth 10.5 % nga periudha paraardhëse(fund viti i 2013). Norma mesatare e penetrimit për të dy segmentet shkoi  rreth 11.66% (7.31 % nga rrjete fikse dhe 4.35% nga rrjete 3G[2]). Numri i pajtimtarëve me akses interneti nga rrjetet 3G u rrit nga 111, 367( në fund të 2013) në 123,060 ( në periudhën aktuale që i jemi referuar në dokument). Në fund të Q IV të 2014 numri i përdoruesve të telefonisë me akses në internet broadband UMTS nëpërmjet aparatëve të telefonit celuar shënoi rreth 0.87 milion. Qarku me nomë penetrimi për internetin nga rrjetet fikse  më të madh për këtë periudhë është Tirana me rreth 12.7% dhe ajo më penetrim më të vogël rezulton Dibra me rreth 2 %.

Domain.al
Gjatë tremujorin të  IV të vitit 2014 u regjistruan  2,111 domain-e,  ku në total janë rreth 14 mijë domain-e aktive deri më 31 Dhjetor 2014.

Portabiliteti i numrit
Gjatë këtij tremujori portabiliteti i numrit ka vazhduar të ofrohet për të dy llojet e telefonive, si për telefoninë celulare edhe për atë fikse. U portuan rreth  26,322 numra, nga të cilët 24,462 ishin numra celularë dhe 1,860 numra fikse .


[1] Këtu merren parasysh  numri i pajtimtareve të telefonisë celulare me akses në internet broadband UMTS   nëpërmjet cards/modems/keys (jo aparate celulare) dhe numri i pajtimtarëve me akses në internet broadband nga rrjetet fikse(linja). Mbi këtë bazë është llogaritur edhe norma e penetrimit të pajtimtarëve me akses broadband.
[2] Në llogaritje nuk përfshihen aksesi ne internet nga aparatet (celulare)