AKEP KERKON DERI NE 30 MAJ TE LARGOHEN KABLLOT AJRORE NGA SHTYLLEZIMET ELEKTRIKE

AKEP në zbatim të kompetencave dhe detyrimeve që burojnë nga ligji nr. 9918, datë 19. 05. 2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar (ligji nr. 9918) , si dhe akteve në zbatim të tij, nisur nga realiteti i shëmtuar por edhe tepër i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, i mbështetjes nga ana e sipërmarrësve të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, të troseve dhe e kabllove ajrore në shtylla elektrike të çdo tensioni, njofton grupet e interesit se ka ndërmarrë iniciativën e ndërhyrjes emergjente për marrjen e masave për çinstalimin e këtyre troseve dhe kabllove, si dhe detyrimin e sipërmarrësve që t’i vendosin ato në përputhje të plotë me kushtet teknike të përcaktuara në Rregulloren Nr.22 Datë 24.06.2011 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”

Nga pikpamja ligjore  qëndrimi dhe veprimet e AKEP-i për këtë çështje bazohet në përcaktimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 20 të ligjit nr. 9918 dhe pikat 31.7 dhe 31. 8 të Rregullores nr. 22. Gjithashtu  vjen edhe në kuadër të konkretizimit të  procesit të njoftuar në takimin konsultativ të zhvilluar më datë 20.2.2015 nga Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe AKEP me grupet e interesit, për prezantimin e Projekt-Planit “Mbi masat për rregullimin e situatës së rrjeteve kabllore ajrore”.
Në kontekst të veprimeve të përbashkëta dhe mirkuptimit mes palëve, OSHEE-së  dhe AMA-s gjithashtu i propozohet marrja bashkërisht e masave të informimit paraprak të të gjitha subjekteve (sipërmarrësve dhe operatorëve kabllorë) që gjenden në trose dhe kabllo ajrore të mbështetura në shtyllat elektrike të çdo tensioni, që brenda  një afati jo më të gjatë se 2(dy) javor, këto subjekte të angazhohen dhe veprojnë sipas përkatësië, për largimin vullnetar të kabllove ajrore.
AKEP, kërkon që brenda datës 30 Maj 2015, të jenë eleminuar të gjitha këto lidhje që mbeshteten ne rrjetin elektrik

Shkresa e Plote dhe lista e sipermarresve te njoftuar