KESHILLIM PUBLIK PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME MBI KUSHTET TEKNIKE PËR NDËRTIMIN E INFRASTRUKTURËS SË RRJETEVE

Për të përshtatur situatën aktuale të gjëndjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike me qëllim përmirësimin e saj, AKEP ka propozuar Shtesat dhe ndryshimet në Rregulloren nr.22 datë 24.06.2011 “Kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike” te cilat janë të domosdoshme, për tu ardhur në ndihmë sipërmarrësve që veprojnë në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së rrjeteve të komunikimeve elektronike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet rregullave që duhen zbatuar nga sipërmarrësit ndërtues në rastin e  ndërtimit të godinave për qëllime biznesi ose të godinave të banimit, për ndërtimin e infrastrukturës për rrjetin e brendshëm të komunikimeve elektronike.

Dokumenti “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr.22 datë 24.06.2011 “Kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike” është përgatitur në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor përkatës duke patur parasysh dhe duke implementuar objektivat rregullatorë të AKEP.