STARTON FAZA E DYTË E AKSIONIT PËR STABILIZIMIT TË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE AUDIOVIZIVE NË GJITHË VENDIN.

AKEP kërkon perfundimin e aksionit të stabilizimit të rrjeteve te komunikimeve elektronike dhe audiovizive në gjithë vendin, deri më 31 Dhjetor 2015.

AKEP me shkresen nr. 476 dt.18.08.2015  kërkon që të perfundojnë deri në 31 Dhjetor largimin  e  këtyre rrjeteve ajrore nga shtyllezimet elektrike në zonat e banuara, rrugët dytësore dhe lagjeve periferike të qyteteve të cilët  përbejnë rrezik për përdoruesit e sherbimeve elektronike si internet, telefoni dhe televizion kabllor tashme të evidentuara.

Njëkohësisht në këtë fazë do të ndërhyet dhe në brendësi të zonave të banuara ku gjendja e instalimeve është jashtë cdo kondicioni teknik.

Kjo periudhë do bëjë të mundur që nderhyrja të nxjerrë këto rrjete nga gjendja shumë e renduar e trashëguar në vite dhe hyrja në fazën e normalizimit teknik të tyre .
Ne kete aksion kerkohet vazhdimi i bashkepunimit me OSHEE, organet lokale qe administrojne rruget dhe ndricimin.

Njëkohësisht dhe rritja e bashkepunimit ne shkembimin e informacionit për investimet e reja në rrugët / trotuare urbane dhe dixhitalizimin në vijimësi të cdo informacini të infrastruktures urbane me platformën dixhitale ATLAS të ngritur nga AKEP.

Shkresa e plote derguar Bashkive, Sipermarresve dhe Subjekteve Audiovizive