AKEP JU HEQ TË DREJTËN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE DHE TË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE 27 SIPËRMARRËSVE.

AKEP, merr vendim për heqjen e së drejtës së ofrimit të shërbimeve dhe të rrjeteve të komunikimeve elektronike si dhe çregjistrimin nga regjistri të 7 (shtatë) sipërmarrësve me datë 10.07.2015: Hysa 2008 sh.p.k., IT-Tel 2005 sh.p.k., N & S Telecom sh.p.k., Fatbardha sh.p.k., Interkom  Albania sh.p.k., Sajet sh.p.k., Salvi & Ivi sh.p.k., dhe 20 (njëzet) sipërmarrësve me datë 24.08.2015: Agron Beqiri (Person Fizik), Ariton Toluli (Person Fizik), Bujar Shimaj (Person Fizik), Cable Albania sh.p.k., Ergtel sh.p.k., Geront Dervishaj P.F., FOKUS TV sh.p.k, FOKUS CABLE sh.p.k., Popaj Kodiano sh.p.k., Kleor sh.p.k., Shkodra Intel Tv sh.p.k., Xheni Ad sh.p.k., Xhezmie Rusta (Person Fizik), 4 A-M sh.p.k., ADAS sh.p.k, Alfredi Rota (Person Fizik), DUO NET sh.p.k., EDI – 2004 sh.a., Levendi sh.p.k., Tele Group Albania sh.p.k.

  Në kuadër të zbatimit të:

        -          Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

-          Rregullores “Për Autorizimin e Përgjithshëm” Nr. 24 datë 02.02.2012  miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP Nr.1774, datë 02.02.2012, ndryshuar me VKD të AKEP Nr.2429 datë 13.03.2014 dhe VKD Nr.2443 datë 10.04.2014;

-          Rregullores për Caktimin dhe Përdorimin e Numrave dhe Serive Numerike dhe Planit Kombëtar të Numeracionit”, miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP nr. 932 datë 11.08.2009, e ndryshuar;

-          Rregullave për Administrimin e Kodeve të Pikave të sinjalizimit Kombëtare dhe Ndërkombëtare për interkoneksionin e Rrjeteve”, miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP nr. 1257 datë 16.04.2010,

-          Rregullores për portabilitetin e Numrit”, miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP nr. 1219 datë 07.04.2010,

-          Rregullores nr. 27, datë 21.9.2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve” dhe kushteve të përcaktuara në Autorizimin e përgjithshëm lidhur me:

-          Bashkëveprimin e shërbimeve dhe interkoneksionin e rrjeteve;

-          Sigurimin e disponueshmërisë dhe përdorimin e numrave nga plani i numeracionit për përdoruesit fundorë;

-          Mbrojtjen e të dhënave vetjake dhe të privatësisë;

-          Mbrojtjen e përdoruesve;

-          Respektimin e rasteve të kufizimeve në lidhje me përmbajtjen e paligjshme ose të dëmshme;

-          Lejimin e përgjimit nga autoritetet kompetente;

-          Ofrimin e rrjeteve të komunikimeve publike në rastet e gjendjes së emergjencës;

-          Detyrimi për të ofruar akses;

-          Mbrojtjen e rrjeteve të komunikimeve publike ndaj aksesit të paautorizuar;

-      Detyrimin për të plotësuar standardet dhe specifikimet teknike të rrjeteve dhe të pajisjeve për ndërtimin e rrjeteve dhe ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike si dhe të shërbimeve të faciliteteve shoqëruese;

-          Regjistrimin e pajtimtarëve, ruajtjen dhe administrimin e të dhënave për qëllime të ndjekjes penale, etj;

 

-          Kushteve të përcaktuara në Autorizimin Individual për përdorimin e frekuencave;

-          Kushteve të përcaktuara në aktet normative të AKEP lidhur me:

-          Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve;

-          Kushteve të përgjithshme të kontratave tip me pajtimtarin.

 

AKEP vijon punën për verifikimin e përmbushjes së detyrimeve nga sipërmarrësit dhe grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të përfundojë këtë detyrë deri në Nëntor 2015.