NJOFTIM PËR SIPËRMARRËSIT

AKEP me vendim të Këshillit Drejtues nr.2632, datë 29.10.2015, “Për Miratimin e dokumentit" Rregullore mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike" dhe përfundimin e këshillimit publik” miratoi Rregulloren Nr.37  “Mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike”.

 

AKEP me vendim të Këshillit Drejtues nr.2632, datë 29.10.2015, “Për Miratimin e dokumentit" Rregullore mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike" dhe përfundimin e këshillimit publik” miratoi Rregulloren Nr.37  “Mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike”. Kjo rregullore kërkon që te gjithe sipermarresit e komunikimeve elektronike të zbatojne masat dhe politikat e nevojshme për të garantuar  sigurine dhe funksionimin e infrastrukturës së rrjetit dhe/ose shërbimeve në respekt të konfidencialitetit, integritetit dhe ofrimit të pandërprerë të shërbimeve. Rregullorja mund të gjendet në seksionin Rregullore.

Bazuar ne nenin 9, pika 1 të Rregullores, të gjithë sipërmarrësit e komunikimeve elektronike duhet të raportojnë në mënyrë  të detajuar pranë AKEP lidhur me masat e e marra  për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike sipas Aneksit 3 të kësaj rregullore. Të dhënat duhet të dërgohen në AKEP brenda datës 31.01.2016.  Pas këtij afati të përcaktuar, AKEP do të ndërmarr të gjitha masat administrative që parashikon Ligji nr.9918 datë 19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Rregullorja Nr.37 “Mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike”.

Për më tepër, Rregullore mbi Masat Teknike dhe Organizative për të garantuar Sigurinë dhe Integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike mund të gjendet këtu