AKEP MERR VENDIM PËR SHTRIRJEN E SHËRBIMEVE BROADBAND NË ZONAT ME DENSITET TË ULËT TË POPULLSISË

AKEP, në zbatim të ligjit Nr.9918, i ndryshuar, të Vendimit Nr. 300, datë 08.04.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.468, datë 30.5.2013, të Këshillit të Ministrave, "Për Miratimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it”, si dhe ne kuadër të Shërbimit Universal, pas nje procesi te gjate konsultimesh dhe dhe rakordimesh me tre ofruesit e shërbimeve broadband të bazuar  në sistemet UMTS/LTE, me

Vendimet e Këshillit Drejtues Nr.2646,Nr.2647,Nr.2648, datë 03.12.2015 ka miratuar zonat me densitet të ulët të popullsisë për mbulimin me shërbime broadband dhe zonat për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar për sipërmarrësit Albtelecom sh.a., Telekom Albania sh.a. dhe Vodafone Albania sh.a.  Me VKM Nr. 300, datë 08.04.2015:

• Autorizohej heqja e kufizimeve teknologjike dhe ndryshimi i autorizimeve

individuale përkatëse pa pagesë shtesë nga ana e mbajtësit të autorizimeve,

• Nxiteshin mbajtësit e autorizimeve, sipas një akti të nxjerrë nga AKEP-i, që të rritin

mbulimin me shërbime broadband në zonat me densitet të ulet të popullsisë si dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimit të ofruar.

Nepermjet ketyre akteve, AKEP ben te mundur shtrirjen e sherbimeve broadband ne zonat me densitet te ulet te popullsise si dhe permireson cilesine e sherbimit te ofruar. Kjo do të realizohet nëpërmjet investimeve të përbashkëta, mbulimit dhe përmirësimit të mbulimit me shërbim në bashkëpunim midis tre operatorëve si dhe me investime veçmas sipas zonave përkatëse.

Keto masa meren nga AKEP edhe ne kuader te dokumentit “Statusi Aktual dhe Plani Kuadër 2013-2016

për Shërbimin Universal në Shqipëri” pergatitur me asistencen e Bankes Boterore duke synuar rritjen e mbulimit me sinjal telefonik duke kontribuar në këtë mënyrë në shërbimin universal në territorin e Republikes se Shqiperise.

Operatorët kanë depozituar në AKEP një Marrëveshje Kuadër Bashkëpunimi midis tyre për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme të rrjeteve broadband të komunikimeve elektronike dhe përmirësimin e saj për të ofruar shërbim në zonat e përcaktuara nga AKEP.

 AKEP, vlerëson kontributin e të gjithë palëve pjesëmarrëse në këtë proces që çoi në finalizimin e zonave për të cilat kërkohen investime për ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar.

Për më tepër më poshtë gjenden Vendimet e Këshillit Drejtues Nr.2646, Nr.2647, Nr.2648, datë 03.12.2015:

Vendim Nr.2648 date 03.12.2015 Për Miratimin e zonave me densitet të ulet te popullsise per mbulimin me sherbime broadband dhe zonave per permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar per sipermarresin Albtelecom sh.a.

Vendim Nr.2647 date 03.12.2015 Për Miratimin e zonave me densitet të ulet te popullsise per mbulimin me sherbime broadband dhe zonave per permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar per sipermarresin Vodafone Albania sh.a. 

Vendim Nr.2646 date 03.12.2015 Për Miratimin e zonave me densitet të ulet te popullsise per mbulimin me sherbime broadband dhe zonave per permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar per sipermarresin Telekom Albania sh.a.