PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORE TË TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR TRE MUJORIN IV TË VITIT 2015

Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartave SIM aktivë celulare, në fund të tre mujorit të katërt 2015 respektivisht ka qenë rreth 3.4 dhe 4.7 milion. Telefonia fikse si edhe në tre mujorin paraardhës nuk ka pasur ndryshime në krahasim me tre mujorin e tretë 2015, pra ka qëndruar stabël. Trend rritës ka pasur edhe tregu i aksesit në internet broadband.  Numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse dhe celulare më 31.12.2015 arriti respektivisht në rreth 243 mijë dhe 1.3 milion.

Telefonia celulare

Në tre mujorin e katërt 2015, numri i pajtimtarëve aktivë dhe i pajtimtarëve sipas kartave SIM aktive të telefonisë celulare, ka pasur rënie, respektivisht  me rreth 5% për të dyja kategoritë,  në krahasim me tre mujorin e tretë 2015. Penetrimi për popullsi në këtë tre mujor ishte rreth 120% për përdorues aktive dhe 167% për përdorues karta SIM. Numri i pajtimtarëve aktive në krahasim me tre mujorin e katërt 2014 nuk ka pësuar luhatje të mëdha, por është rritur vetëm me 1%. Pjesët e tregut sipas përdoruesve aktive rezultojnë si më poshtë:

 

 

 

Viti

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QIV_2015

32%

47%

14%

6%

QIII_2015

31%

47%

14%

8%

QII_2015

30%

47%

15%

8%

QI_2015

30%

47%

14%

8%

QIV_2014

33%

46%

13%

8%

 

Sikurse shihet nga tabela më sipër nuk ka ndryshim thelbësor të pjesëve të tregut me përjashtim të rritjes me 1 pikë përqindje të Telekom dhe ulje me po 1 pikë përqindje të Plus, por si pasojë e rrumbullakimit në tabelë për Plus rezulton ndryshim prej 2 pikë perqindje. Në tre mujorin e tretë nga rrjete celulare u portuan rreth 27,546 numra celulare.

Përgjatë tre mujorit të katërt 2015 pati rënie me rreth 12% të volumit të thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet celulare në krahasim më tre mujorin paraardhës. Pavarësisht rënies së totalit të thirrjeve dalëse,thirrjet drejt rrjeteve të tjera kombëtare celulare (off net) kanë pasur rritje me rreth 15%  dhe thirrjet brenda rrjetit kanë pësuar rënie me 9%, të krahasuara këto me tre mujorin e tretë të këtij viti.Përgjatë këtij tre mujori, thirrjet dalëse ndërkombëtare u reduktuan me rreth 80% dhe ato dalëse kombëtare u redukturan me rreth 3%, në krahasim me tre mujorin e katërt 2015.

 Telefonia fikse

Numri i pajtimtarëve aktivë të telefonisë fikse këtë tremujor është pothuajse i njejtë me atë të tremujorit paraardhës me rreth 227 mijë pajtimtare. Norma e penetrimit për popullsi e matur për pajtimtarë aktive në fund të këtij tre mujori ishte rreth 8 %. Qarku me penetrim më të lartë është Tirana me rreth 13.7 % dhe qarku me penetrim më të ulët vijon të jetë Kukësi me rreth 2.7 %. Gjatë këtyre tre muajve u portuan rreth 589 numra fiks.

 Aksesi në internet broadband

 Aksesi Broadband nga rrjetet celulare

Shërbimi i aksesit të internetit nga rrjetet celulare 3G/4G (nëpërmjet aparatit të telefonit celular dhe karta USB/modem) shfaqi prirje rritëse duke arritur në rreth 5 % më shumë në krahasim me periudhën paraardhëse (QIII 2015) dhe 43% me shumë se në tre mujorin e katërt 2014. Numri i pajtimtarëve aktive me këtë shërbim më 31.12.2015 arriti në rreth 1.3 milion dhe norma e penetrimit për popullsi e pajtimtarëve me akses boradband celulare 3G/4G (aparate celular dhe karta USB/modem) arriti në rreth 46%.

 Aksesi Broadband nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve më akses broadband nga rrjetet fikse më 31.12.2015 arriti në rreth 243 mijë, një rritje kjo prej rreth 6 %  në krahasim me fundin e tre mujorit te tretë 2015. Norma e penetrimit për popullsi dhe familje të aksesit broadband fiks në fund të tremujorit të katërt 2015 ishte respektivisht rreth  8.6% dhe 34%. Qarku me penetrim më të lartë për popullsi mbetet Tirana me rreth 14.8% dhe qarku më penetrim më të ulët rezultoi Dibra me rreth 2.4%.

Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pësuar ndryshime thelbësore.

 Aksesi në paketa me shërbime të integruara nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni, Internet dhe TV) në fund të 3 mujorit të katërt arriti në 150 mijë, një rritje kjo prej 11% në krahasim me tre mujorin e tretë  2015 dhe 26% me shumë se në tre mujorin e katërt. Ofrimi i IPTV-së nga disa operatorë dhe ndryshimet dinamike të ndodhura në këtë segment muajin e fundit, kanë bërë që nje pjese e konsumatorëve të jetë zhvendosur nga abonimi në paketa dyshe(telefoni dhe internet) në ato trefishe (telefoni, internet dhe Tv), duke sjelle një rënie të abonimeve prej rreth 5% në paketa dyshe, në krahasim me periudhën paraardhëse dhe nje rritje në paketa trefishe prej rreth 28% në krahasim me tre mujorin e tretë 2015. Duhet pasur parasysh që në rritjen e përdorimit të paketave trefishe mund të kenë ndikuar edhe pajtimtaret e rinj.

Më tepër informacion mund të gjeni këtu