Mbledhje, 14.06.2010

Në mbledhjen e datës 14.06.2010, Këshilli Drejtues i AKEP ka marrë vendime të rëndësishme për miratim e dokumenteve rregullatore të cilat gjenden të publikuara në faqen web të AKEP.
  • Miratimi i “Dokumentit të Termave Teknike dhe Komerciale për Zbatimin e Portabilitetit të Numrit”.
    Në këtë dokument përcaktohen specifikimet teknike për themelimin dhe vënien në funksionim të Bazës Qendrore të të Dhënave dhe Bazave Lokale të Operatorëve. Ky dokument do të shërbejë për përgatitjen e Dokumentit të Tenderit për përzgjedhjen e Ofruesit të Bazës Qendrore të të Dhënave.
    Realizimi i tenderit për përzgjedhjen e këtij ofruesi i hap rrugë fazës përfundimtare të implementimit të portabilitetit të numrit brenda vitit 2010.
  • Miratimi i “Rregullores për Akses dhe Interkoneksion”  Kjo rregullore përcakton dispozita të hollësishme për detyrimin e operatorëve për të dhënë akses dhe interkoneksion dhe për të publikuar një ofertë referencë. Rregullorja mbështetet në nenet 39, 42, 47 dhe 52 të ligjit nr 9918, datë 19.05.2009 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ne mbledhjen e datës 11.06.2010, u miratua “Rregullore për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”. Qëllimi i kësaj rregulloreje është zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes sipermarresve lidhur me aksesin dhe interkoneksionin, si dhe me përdorimin e përbashkët të faciliteteve shoqëruese.