PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR TRE MUJORIN E PARË TË VITIT 2016

Ajo që u vereh në këtë 3 mujor të parë të 2016 nga të dhënat e dërguara nga rreth 80 operatorë, trendi i tregut ka pasur, pak a shumë, tiparet e 3-mujorit paraardhës,ku spikat ecuria pozitive e aksesit në internet broabdband nga rrjetet celulare dhe fikse.

Telefoni celulare

Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartave SIM në fund të Tremujorit I 2016 respektivisht ka qenë rreth 3.3 milion dhe 4.6 milion, të cilat rezultojnë me ulje në krahasim me 3-mujorin paraardhës. Penetrimi për popullsi për këtë tre mujor ishte 117% për përdorues aktive dhe 163% për SIM. Pjesët e tregut sipas përdoruesve aktive rezultojnë si mëposhtë: 

 

Pjesët e tregut sipas “Përdorues aktive”

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QI_2016

31.8%

48.8%

14.0%

5.3%

QIV_2015

31.9%

47.4%

14.2%

6.5%

QI_2015

30.4%

47.1%

14.2%

8.3%

 

Sic shihet nga tabela më sipër nuk ka ndryshim thelbesor të pjesëve të tregut më perjashtim të rritjes me rreth 1.5 pikë përqindje të Vodaofone dhe ulje me po rreth 1.2 pike përqindje të Plus. Nqs i referohemi 3-mujorit të parë 2015, pjesët e tregut në lidhje me këtë tregues kanë pësuar ndryshime për të katër operatorët, por ajo që evidentohet është ulja më 3 pikë përdindje e pjesëve të Plus dhe rritje e pjesëve të Telekom dhe Vodofone përkatësisht më 1.4 dhe 1.7 pikë përqindje.

 

Përsa i takon pjesëve të tregut sipas thirrjeve dalëse tabela mëposhtë na pasqyron një ecuri për tre periudha, të cilat janë më relevante për t`u marrë si bazë krahasimi. Nga krahasimet me 3-mujorin paraardhës në lidhje me pjëset e tregut për thirrje dalëse nuk ka ndryshime të mëdha, ndryshime më të dukshme janë kur si bazë referimi merret 3-mujori i parë 2015, ku Telekom dhe Vodafone kanë rritje të pjesëve të tregut përkatësisht me 1.1 dhe 4.2 pikë përqindje dhe Albtelecom dhe Plus kanë rënie përkatësisht më rreth 1.8 dhe 3.5 pikë përqindje. 

 

Pjeset e tregut sipas “Thirrje dalëse”

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QI_2016

33.2%

52.5%

10.7%

3.5%

QIV_2015

33.5%

51.8%

10.8%

3.8%

QI_2015

32.1%

48.3%

12.5%

7.0%

 

Përgjatë 3-mujorit te parë të 2016 volumi i thirrjve të gjeneruara nga rrjetet celulare në krahasim më atë paraardhës nuk pësoi ndryshime të mëdha. Pesha e thirrjeve dalëse on-net ka pësuar ulje në krahasim më 3-mujorin e katërt 2015 duke arritur në nivelin 65 % të thirrjeve dalëse. Akoma më i madh është ndryshimi n.q.s. i referohemi 3-mujorit të parë 2015 ku këto thirrje ishin rreth 74% të totalit. Thirrjet jashtë rrjetit kanë pësuar një rritje me 13% në krahasim më përiudhën paraardhëse dhe 148 % kur bazë krahasimi merret 3-mujori i parë 2015.

Vlen për të përmendur këtu edhe ndryshimet në lidhje me trafikun e drejtuar drejt rrjeteve fikse, pavarësisht se të moderuara. Në këtë segment vihet re një rritje me rreth 4 % krahasuar me 3-mujori e katërt 2015 dhe 30% në krahasim me  këtë periudhë të një viti më parë, e trafikut të gjeneruar nga rrjetet celulare drejt atyre fikse.

Në lidhje me portimet në këtë segment të tregut, gjatë këtyre tre muajve u portuan rreth 30 mijë numra celulare duke shënuar kështu një rritje prej rreth 7.4% ne krahasim më 3-mujorin e katërt 2015 dhe një rritje prej rreth 16 %, po ti referohemi 3-mujorit të parë 2015.

Aksesi ne internet broadband

Aksesi Broadband nga rrjetet celulare 

Shërbimi i aksesit të internetit nga rrjete celulare 3G-4G (nëpërmjet aparatit të telefonit celular dhe karta USB/modem) vijon të këtë trend rritëse duke arritur në rreth 7.4 % më shumë në krahasim me periudhën paraardhëse (QIV_ 2015) dhe 44% me shumë se në QI_ 2015. Numri i pajtimtareve aktive me këtë sherbim më 31.03.2016 arrit në rreth 1.4 milion dhe norma e penetrimit për popullsi e pajtimtareve me akses broadband celulare 3G/4G (aparate celular+usb/modem) arriti në rreth 49.2%.

Aksesi Broadband nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve më akses broadband nga rrjetet fikse më 31.03.2016 arriti në rreth 248 mijë, një rritje kjo prej rreth 2 %  në krahasim me fundin e 3 mujorit paraardhës. Norma e penetrimit për popullsi dhe familje të aksesit broadband fiks në fund të tremujorit të parë 2016 ishte respektivisht rreth  8.75% dhe 34.28%. Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore.

Aksesi në paketa me shërbime të integruara nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni, Internet dhe TV) në fund të 3 mujorit të parë arriti në 159 mijë, një rritje kjo prej rreth 6% në krahasim me 3-mujorin e katërt 2015 dhe rreth 32% nga 3-mujori i parë 2015. Rreth 56% e pajtimtarëve të telefonisë fikse të Albtelecom Fiks janë të pajtuar në paketa doble dhe trepaly gjatë këtij tremujori dhe rreth 99 % të atyre që janë pajtimtarë më akses broadband janë të abonuar në këto shërbime bundle.

Më tepër informacion mund të gjeni këtu