PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR TRE MUJORIN E PARË TË VITIT 2016

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP, në zbatim të:

Ligjit Nr.46, datë 07.05.2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë" dhe 

Rregullores Nr.40, Datë 17.12.2015 "Për të dhënat statistikore dhe financiare periodike mbi shërbimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve postare" ,

Publikon për palët e interesuara "TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR TRE MUJORIN E PARË TË VITIT 2016"

Për 3 mujorin e parë të vitit 2016 nga të dhënat e dërguara nga ofruesit e shërbimeve postare vërehet se, në tregun postar, vendin kryesor e zënë objektet postare të realizuara në shërbimin universal të ndjekur nga shërbimi ekspres dhe shërbimi jo universal postar.

Treguesit e totalit të shërbimeve postare

Tregu postar 

Në vijim paraqiten treguesit për shërbimet postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare të marra së bashku:

Nga të dhënat e raportuara  rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me 4,904,866 objekte postare ose 80%, ndjekur nga shërbimi jo universal me 520,473 objekte postare ose 8 %. Shërbimi ekspres zë vetëm 12 % ose ndryshe 729,097 objekte postare.

Tabela 1 - Totali i objekteve postare sipas llojeve të shërbimeve postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare

Llojet e shërbimeve postare

Objekte postare

Shërbim universal postar

4,904,866

Shërbim jo universal postar

520,473

Shërbim ekspres

729,097

TOTALI

6,154,436

 

 

 

 

 

 

 

 

Treguesit e Shërbimit Universal Postar – Posta Shqiptare

Volumin kryesor në shërbimin universal postar që ofron Posta Shqiptare e zë posta brenda vendit me 4,574,673 objekte postare ose 93%, kundrejt postës ndërkombëtare me 330,193 objekte postare ose 7%. (Fig. 1.1)

Shërbimi universal zë 89 % përkundrejt shërbimit jo universal me 8 % dhe shërbimit ekspres me 3 % të tregut të shërbimeve postare të realizuara nga Posta Shqiptare. (Fig. 1.2)

Figura 1.1 - Shërbimi universa l- Posta Shqiptare          Figura 1.2 - Shërbimet - Posta Shqiptare           

grafiku 6

grafiku1                                                 

 

 


         

Treguesit e shërbimit jo universal postar

Tregu i shërbimit jo universal postar të realizuar, posta brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 514,744 objekte postare ose 99% dhe posta ndërkombëtare 5,729 objekte postare ose 1%.

Treguesit e shërbimit ekspres 

Përsa i përket shërbimit ekspres, posta brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku jane realizuar 678,140 objekte postare ose 93% dhe posta ndërkombëtare eshte realizuar me 50,957 objekte postare ose 7%. (Fig. 1.3)

Fig. 1.3 - Shërbimi ekspres

(Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare - Postë brenda vendit / ndërkombëtare)

Më tepër informacion mund të gjeni këtu