PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR VITIN 2015

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP, në zbatim të:

Ligjit Nr.46, datë 07.05.2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë" dhe 

Rregullores Nr.40, Datë 17.12.2015 "Për të dhënat statistikore dhe financiare periodike mbi shërbimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve postare" , publikon

"TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR VITIN 2015"

         1.      Volumi i objekteve postare

Numri total i objekteve postare të pranuara gjatë vitit 2015 nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare ishte 20,005,120 objekte, që përbën një reduktim me rreth 6 % në krahasim me vitin 2014. Numri i objekteve të pranuara nga Posta Shqiptare gjatë vitit 2015 ka rënë me 6.8 % ndërsa numri i objekteve të pranuara nga ofruesit e tjerë të shërbimeve postare është rritur me 4 % krahasuar me vitin 2014. Posta Shqiptare sh.a vazhdon të ruajë pozicionin e saj dominues në tregun e shërbimeve postare, duke zënë rreth 90% të tregut të shërbimit postar kundrejt 10% që zënë ofruesit e tjerë të shërbimeve postare.

Figura 1.1- Ecuria e objekteve postare 2012-2015   

grafiku4       

Tabela e mëposhtëme paraqet numrin e objekteve postare, sipas kategorive kryesore, të pranuara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Sherbimeve Postare gjatë vitit 2015.

                       Tabela 1.2 - Të dhëna mbi kategorite kryesore të objekteve postare (2015)

Nr

Sh ërbime postare të ofruara

Objekte postare

 

Posta Shqiptare

 

1

Shë rbimi Universal Postar

 

1.1

Post ë Brenda vendit

16,822,701

1.2

Post ë ndërkombëtare

491,016

1.3

Totali (1.1 +1.2)

17,313,717

2

Objekte ekspres

 

2.1

Post ë brenda vendit

673,186

2.2

Post ë ndërkombëtare

13,494

2.3

Totali  (2.1 + 2.2)

686,680

2.4

Totali (1.3 + 2.3)

18,000,397

 

 

 

 

Ofrues t ë shërbimeve postare

 

3

Objekte ekspres/jo universale

 

3.1

Post ë brenda vendit

1,924,140

3.2

Post ë ndërkombëtare

80,583

3.3

Totali (3.1 + 3.2)

2,004,723

 

 

 

4

Gjithsej (Totali 1.3 + 2.3 + 3.3)

20,005,120

 

 2.    Tregues të shërbimit universal 

Për vitin 2015, shërbimi universal postar me një numër prej 17,313,717 objektesh të pranuara zë 96% të totalit të objekteve postare, përkundrejt 4% që zë shërbimi ekspres me një numër prej 686,680 objekte postare të pranuara.

Posta Shqiptare për përmbushjen e detyrimit ligjor, dhe akteve rregullatore të nxjerra nga AKEP, ofron shërbimin universal postar me nje rrjet postar të organizuar, në 552 zyra, me 597 sportele për ofrimin e shërbimit universal postar, nga të cilët 361 sportele janë të automatizuara/kompjuterizuara, duke mbuluar me shërbim të gjithë  territorin e vendit. Për pranimin e objekteve postare ka venë ne dispozicion të përdoruesve 601 kuti postare dhe për dorëzimin e objekteve postare 588 kuti postare.

2.1  Shërbimi universal postar / postë brenda vendit

Volumin kryesor në shërbimin universal postar që ofron Posta Shqiptare për objektet postare të pranuara brenda vendit e zënë objektet e thjeshta me 13,748,055 copë ose 81.7 %, të ndjekura nga objektet e regjistruara me 3,070,324 ose 18.2 %, dhe 0.1% pako/koli dhe urdhërpagesa.

2.2  Shërbimi universal postar / postë ndërkombëtare

Në shërbimin universal postar/ postë ndërkombëtare treguesit më të mirë Posta Shqiptare  i ka në objektet e thjeshta me 264,035 copë ose 53 %, objektet e regjistruara me 214,988 copë ose 43 %,  të ndjekura nga shërbimet e tjera.

Nga krahasimi i të dhënave rezulton se numri i objekteve të realizuara në shërbimin universal postar të postës ndërkombëtare gjatë vitit 2015 ka rënë me rreth 9.2 % krahasuar me vitin 2014.

Në funksion të rrjetit postar Posta Shqiptare per vitin 2015, ka realizuar në ofrimin e shërbimint universal postar këta tregues kryesore:

Ø  Objekte postare të pranuara nga Posta Shqiptare për shërbimin universal postar

17,313,717 në raport me popullsinë (banorë rezident) 2,886,026 janë 6 objekte / banorë.

Ø  Për numrin e zyrave postare gjithësej të hapura për publikun 552, për ofrimin e

shërbimit universal postar nga Posta Shqiptare në raport me popullsinë 2,886,026, një zyre postare i ofron shërbimin universal postar një numri mesatar të popullsisë prej 5,228 banorë /zyrë.

Ø  Për numrin e zyrave postare gjithësej të hapura për publikun 552, për ofrimin e

shërbimit universal postar nga Posta Shqiptare në raport me sipërfaqen 28,748 Km², ka një zyrë postare mesatarisht në një siperfaqe prej 52 Km² / zyrë.

2.3  Cilësia/standardet e shërbimit universal postar

Per viti 2015 standardet e sherbimit niversal postar jane realizuar si me poshte:

D+1     janë dorëzuar/shpërndarë 96.3 % e objekteve postare;

D+2     janë dorëzuar/shpërndarë 3.5% e objekteve postare;

D+3 / D+4       janë dorëzuar/shpërndarë 0.2% e objekteve postare.

3.    Treguesit e shërbimeve ekspres/jo universal

Numri i objekteve postare të shërbimit ekspres/jo-universal brenda vendit dhe ndërkombëtare  në total për Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare jepet në tabelën e mëposhme :

 

Emri i personit juridik/fizik

Objekte ekspres/

Jo universal

 Postë brenda vendit

Objekte ekspres/ Postë ndërkombëtare

Albanian Cargo Service

8289

19

Albanian Courier

452563

7708

Albanian Delivery Express

55085

1618

DHL International Albania

21925

35180

Posta Shqiptare

673186

13494

RAD MAIL

110800

0

Sky Net Logistic

0

1917

TNT Express Albania

17870

2308

Ulysses Enterprises-Fedex

8500

6000

United Transport

122

25833

YAPS

1248986

0

Totali

2597326

94077

Referuar tabelës së mësipërme rezulton se për ofruesit e shërbimeve postare ekspres brenda vendit, për objektet e pranuara, treguesit më të mirë  i kanë Posta Shqiptare  me 673,186 objekte dhe Albanian Courier me 452,563 objekte. Për sa i përket objekteve ekspres ndërkombëtare të pranuara rezulton DHL me 35,180 objekte, United Transport me 25,833 objekte e ndjekur nga Posta Shqiptare me 13.494 objekte.

Nga krahasimi i numrit të objekteve postare të realizuara në shërbimet ekspres/jo-universale brenda vendit dhe atyre ndërkombëtare në total për Postën Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare, rezulton se numri i objekteve postare të pranuara brenda vendit gjatë vitit 2015 është rritur me rreth 6.1 % krahasuar me vitin 2014, ndërsa numri i objekteve ekspres ndërkombëtare është rritur me rreth 24 % krahasuar me vitin 2014. 

4.     Rezultatet financiare

4.1 Te ardhurat

Për vitin 2015 të ardhurat financiare në tregun postar rezultojnë të jenë 2.086.312.500 Lekë. Pjesën më të madhe në këtë treg e zotëron Posta Shqiptare me një total të ardhurash 1.085.696.584 Lekë dhe ofruesit e tjere të shërbimeve postare kanë realizuar të ardhura në total 1,000,615,916 Lekë.

Posta Shqiptare zotëron 52 % të tregut, e pasuar nga DHL Albania me 21 % të tregut dhe më pas nga TNT Express Albania me 11 %, Albanian Courier  me 5 %, Ulysses Enterprises  3 %  dhe Rad Mail me 3 %.

Të ardhurat nga shërbimet postare për vitin 2015 janë rritur me 11 % në krahasim me vitin 2014.

4.2 Investimet

Gjatë vitit 2015, ne sektorin postar  janë realizuar investime në vlerën 135,695,945 Lekë, ose 4% me pak se në vitin 2014.

5.       Të punësuarit 

Në sektorin postar me kohë të plotë janë punësuar 2,522 punonjës ndërsa me kohë të pjesëshme 71 punonjës.

Në funksion të volumit të punës Posta Shqiptare ka 2,278 të punësuar, Rad Mail 58, Albania Courier 57, DHL International Albania 47, TNT Express Albania 49, të ndjekur nga subjektet e tjerë.

6.       Ankesat e përdoruesve (Reklamacionet)

Gjatë vitit 2015 pranë Posta Shqiptare janë depozituar 1062 reklamacione nga të cilat janë zgjidhur 808, pranë DHL janë depozituar 53 reklamacione nga të cilat janë zgjidhur 53, TNT Express Albania ka regjistruar 15 reklamacione, nga të cilat ka zgjidhur 15, Ulysess Enterprises dhe United Transport kanë regjistruar 6 nga të cilat kanë zgjidhur 6 reklamacione, ndërsa Albanian Delivery Express dhe Sky Net Logistics kanë pranuar 2 reklamacione nga të cilat janë zgjidhur 2.

Gjatë vitit 2015 vërehet një rritje me rreth 6.5% të ankesave për ofruesin e shërbimit universal dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare në krahasim me vitin 2014, ndërsa nga krahasimi i ankesave (reklamacioneve) të zgjidhura gjatë vitit 2015 vërehet një rritje me rreth 11.3 % të ankesave nga ofruesi i sherbimit universal dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare në krahasim me vitin 2014.

Më tepër informacion mund të gjeni këtu