PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT PËR TRE MUJORIN E DYTË TË VITIT 2016

Tendencat e tregut në tremujorin e dytë 2016, janë të ngjashme me ato të tremujorëve paraardhës:

  •           Rritje e përdoruesve të aksesit në internet në rrjete fikse dhe celulare;
  •           Rritje e proporcionit të thirrjeve në off-net dhe rënie e proporcionit të thirrjeve on-net në  rrjetet celulare  
  •          Rënie të vogla të numrit të përdoruesve të telefonisë fikse dhe rritje të vogla të përdoruesve celularë

      Më poshtë janë dhënë në mënyrë më të detajuar zhvillimet kryesore të tregut të komunikimeve elektronike deri në fund të Qershorit 2016.

Telefoni celulare

Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartave SIM në fund të Tremujorit II 2016 respektivisht ka qenë rreth 3.38 milion dhe 4.66 milion, të cilat rezultojnë me rritje të vogla në krahasim me 3-mujorin paraardhës. Penetrimi për popullsi për këtë tre mujor ishte 119% për përdorues aktive dhe 165% për karta SIM. Pjesët e tregut sipas përdoruesve aktivë rezultojnë si më poshtë:

Pjeset e tregut sipas “përdorues aktive”

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QII_2016

32.2%

49.6%

13.3%

4.9%

QI_2016

31.8%

48.8%

14.0%

5.3%

QII_2015

30.2%

47.1%

14.5%

8.1%

Siç shihet nga tabela më sipër nuk ka ndryshime thelbësore  gjatë këtij tremujori të pjesëve të tregut në krahasim me tremujorin paraardhës, ndryshime këto të cilat variojnë nga 0.4 - 0.8 pikë përqindje.

Përsa i takon pjesëve të tregut sipas thirrjeve dalëse tabela më poshtë na pasqyron një ecuri për tre periudha të cilat janë më relevante për t`u krahasuar. Nga krahasimet me 3-mujorin paraardhës në lidhje me pjesët e tregut për thirrje dalëse nuk ka ndryshime të mëdha, ndryshime më të dukshme janë kur si bazë referimi merret 3-mujori i dytë 2015, ku Telekom dhe Vodafone kanë rritje të pjesëve të tregut përkatësisht me 3 dhe 5 pikë përqindje dhe Albtelecom dhe Plus kanë rënie përkatësisht me rreth 5 dhe 3 pikë përqindje.

Pjesët e tregut sipas “Thirrje dalëse

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QII_2016

33.8%

52.2%

10.3%

3.6%

QI_2016

33.2%

52.5%

10.7%

3.5%

QII_2015

30.9%

47.1%

15.3%

6.8%

 

Përgjatë QII 2016 volumi i thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet celulare në krahasim më QI 2016 u rrit me 5.1%. Pesha e thirrjeve dalëse on-net ka pësuar ulje në krahasim me tremujorin e parë 2016, duke arritur në nivelin 61 % të thirrjeve dalëse. Akoma më i madh është ndryshimi nqs i referohemi QII_2015, ku këto thirrje ishin rreth 69% të totalit. Thirrjet jashtë rrjetit kanë pësuar një rritje me 14% në krahasim më QI_2016 dhe 120 % kur bazë krahasimi merret QII_2015.

Si edhe në 3-mujorin paraardhës, trafiku i drejtuar drejt rrjeteve fikse, vijon të ketë rritje, rritje kjo me rreth 6 % krahasuar me 3-mujorin e parë 2016 dhe 26% në krahasim me  këtë periudhë të një viti më parë.

Në lidhje me portimet në këtë segment të tregut, gjatë këtyre tre muajve u portuan rreth 38 mijë numra celularë, duke shënuar kështu një rritje prej rreth 29% në krahasim më QI_2016 dhe një rritje prej rreth 67 %, po ti referohemi QII_2015.

Telefonia fikse

Numri i pajtimtarëve aktivë të telefonise fikse këtë tremujor është pothuajse i njëjtë me atë të tremujorit paraardhës me rreth 225 mijë pajtimtarë. Norma e penetrimit për popullsi e matur për pajtimtarë aktivë në fund të tremujori të tretë ishte rreth 7.95 %. Gjatë këtyre tre muajve u portuan rreth 331 numra fiks. Në të kundërt me portimet në rrjetet celulare, portimet në rrjetet fikse kanë pësuar rënie me 33% në krahasim me një periudhë më parë.

Aksesi në internet broadband

Aksesi Broadband nga rrjetet celular 

Numri i përdoruesve aktivë me akses broadband 3G-4G (nëpërmjet aparatit të telefonit celular dhe kartave USB/modem) në fund të 3-mujorit të dytë 2016 ishte rreth  1.5 milion pajtimtarë, një rritje kjo prej  rreth 51% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Penetrimi për popullsi i përdoruesve aktivë celularë të aksesit broandband nga rrjetet 3G dhe 4G arriti në 53.5% në fundin e 3-mujorit të dytë 2016, krahasuar me 35.5 % në fund të 3-mujorit të dytë 2015. Krahas faktorëve të tjerë që kanë ndikuar në rritjen e këtij treguesi, nga të dhënat e sjella nga sipërmarrësit, vërehet të jetë edhe fillimi i ofrimit të shërbimeve 3G nga Plus.

Aksesi Broadband nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse më 31.06.2016 arriti në rreth 255 mijë, një rritje kjo prej rreth 3 %  në krahasim me fundin e 3 mujorit paraardhës. Norma e penetrimit për popullsi dhe familje të aksesit broadband fiks në fund të tremujorit të dytë 2016 ishte respektivisht rreth  9 % dhe 35%. Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore.

Aksesi në paketa me shërbime të integruara nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni, Internet dhe TV) në fund të 3 mujorit të dytë arriti në 175 mijë, një rritje kjo prej rreth 10 % në krahasim me QI_2016 dhe rreth 38 % nga QII_2015. Rreth 67% e pajtimtarëve me akses në shërbime të integruara të Albtelecom Fiks, janë të abonuara në paketa triple play (IPTV).

 

Për më shumë informacion drejtohuni në  këtu