Akep i kerkon sipërmarrësve të komunikimeve elektronike të përmirësojnë instalimet në blloqet e banimit në qytetin e Tiranës

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në vijim te procesit per “stabilizimin dhe standartizimin e rrjeteve te komunikimeve elektronike” dhe komunikimeve e takimeve qe jane zhvilluar per kete qellim, ka vijuar punen dhe deri në fund të muajit Korrik 2016,

në bashkëpunim të  ngushtë  me Bashkinë e Qytetit të Tiranës dhe OSHEE u hoqën dhe sistemuan rrjetet e komunikimeve elektronike nga shtyllëzimet e ndricimit dhe ato të tensionit të lartë, në pronësi të OSHEE,  në të gjithë rrugët kryesore dhe blloqet e banimit në qytetin e Tiranës.

Masat e marra deri tani kanë sjellë në zonat e ndërhyra një gjendje krejtësisht tjeter si në sigurimin teknik dhe treguesit e cilësisë së shërbimit por edhe në aspektin estetik dhe urbanistik të këtyre zonave

Ky ishte objektivi i vënë nga AKEP deri në fund të muajit Dhjetor 2016, sipas një plani të detajuar dhe bashkërenduar me Bashkinë e Qytetit të Tiranës. Tani cdo ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës në rrugët e Bashkive të RSH parashikon si zë të vecantë për tu zbatuar dhe rrjetin e infrastrukturës të komunikimeve elektronike.

Situata mbas një viti e gjysëm punë në të gjithë Bashkitë e vendit, është përmirësuar në menyrë  përfundimtare, megjithese ka akoma shume per te bere. Tani sfida është kryesisht në qytetin e Tiranës ku jane evidentuar zona dhe blloqe banimi, kryesisht të trasheguara nga punime jashtë standarteve teknike, të  realizuara në vite ne fasadat e pallateve dhe kryqëzimet e rrugëve kryesore të qytetit, të cilat krijojnë një  imazh te keq të rrjetit të komunikimeve elektronike dhe vlen të theksohet se  80% e këtij rrjeti janë instalime jashtë funksioni.

Për ti dhënë fund kësaj problematike, AKEP ka kërkuar nga sipërmarrësit e komunikimeve elektronike që deri në fund të vitit 2016,  të sistemojnë dhe eleminojnë rrjetet  kabllore në disa zona problematike të cilat janë  me numër të  madh  përdoruesish familjare dhe biznes.

Zona te konstatuara me probleme jane:

-        Zona e Tiranes se re: Pallatet Agimi, Brigada VIII, 

-        Zona Shallvareve - Rreshit Collaku

-        Zona Sami Frasheri, Dora Distra - Perlat Rrexhepi;

-        Zona Nikolla Tupe - Abdyl Frasheri,

-        Zona Moskate -Nikolla Tupe;

-        Zona midis Nikolla Tupe, Abdyl Frasheri;

-        Zona Perlat Rexhepi, Abdyl Frasheri;

-        Zona e Librit Universitar nga brenda,

-        Rr. Liman Kaba, Grigor Heba, M. Tutulani , Janush Huniadi, Lidhja Prizerenit.

-        Rruga e  Elbasanit: Ambasada Italiane dhe Instituti Higjenës (Pallatet).

-        Blloku Vasil Shanto: Viktor.Eftimiu, Jusuf Vrioni, Preng Bibe Doda.

-        Gykata Apelit: Zona midis Ministrise se Mjedisit dhe Gjykes se Apelit, Ura e Tabakeve.

-        Kombinat: Konferenca e Pezës, Rruga hyrëse në kombinat.

-        Selitë: Zona Selite e vogël, Irfan Tomnini, Fadil Bodinaku.

AKEP në vijimësi do ofrojë ndihmën, bashkërendimin e  punës dhe koordinimin me Bashkinë e Qytetit të Tiranës dhe për të disiplinuar përfundimisht këtë pjesë shumë problematike dhe jashtë kushteve teknike në disa raste dhe atyre më minimale, që kërkohen për mirëfunksionimin e tyre në standartet e kërkesave të rrjeteve broadband.

Nga ana tjeter, do te ndiqen me prioritet të gjitha ndërtimet dhe rikonstruksionet e trotuareve dhe rrugëve të realizuara nga projektet e Bashkisë, ku te gjejnë zgjidhje përfundimtare rrjetet kabllore ajrore te komunikimeve elektronike.