PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR TRE MUJORIN E DYTË TË VITIT 2016

Per 3 mujorin e dytë të vitit 2016 nga të dhënat e dërguara nga ofruesit e shërbimeve postare vërehet se, në tregun postar, vendin kryesor e zënë objektet postare të realizuara në shërbimin universal të ndjekur nga shërbimi ekspres dhe shërbimi jo universal postar.

 1.    Treguesit e totalit të shërbimeve postare

Në vijim paraqiten treguesit për shërbimet postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare të marra së bashku:

Nga të dhënat e raportuara  rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me 80% ose 4,964,332 objekte postare, ndjekur nga shërbimi jo universal me 8 % ose 587,388 objekte postare. Shërbimi ekspres zë vetëm 12 % ose 755,188 të objekteve postare.

Tabela 1 - Totali i objekteve postare sipas llojeve të shërbimeve postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare

Llojet e shërbimeve postare

Objekte postare

Shërbim universal postar

4,964,332

Shërbim jo universal postar

587,388

Shërbim ekspres

755,188

TOTALI

6,306,908

 

 

 

 

  

 

 

 

 

1.    Treguesit e Shërbimit Universal Postar – Posta Shqiptare

Volumin kryesor në shërbimet postare që ofron Posta Shqiptare e zë shërbimi universal me 4,964,332 objekte postare, i ndjekur nga shërbimi jo universal me 548,261 objekte postare dhe shërbimi ekspres me 167,551 objekte postare.

Shërbimi universal zë 87 % përkundrejt shërbimit jo universal me 10 % dhe shërbimit ekspres me 3 % të tregut të shërbimeve postare të realizuara nga Posta Shqiptare. (Fig. 2.2)

1            2

 

Nga krahasimi gjatë 3-mujorit të pare krahasuar me 3-mujorin e dytë 2016, vihet re një rritje në numrin e objekteve postare të shërbimit universal dhe atij jo universal dhe një rënie e lehtë në numrin e objekteve postare të shërbimit ekspres. 

Figura 2.1 – Shërbimet postare të realizuar nga Posta Shqiptare në Tremujorin e I-rë dhe Tremujorin e II-të 2016.

3.

 

3.    Treguesit e shërbimit jo universal postar

Nga të dhënat e raportuara  rezulton se përsa i përket shërbimit jo universal postar, treguesit më të mirë i ka Posta Shqiptare  me 548,261 objekte postare  kundrejt ofruesve të tjerë me 39,127 objekte postare. Ndërkohë që për shërbimin jo universal postar, postë brenda vendit, totali për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 585,664 objekte postare ose 99.7% dhe posta ndërkombëtare 1,724 objekte postare ose 0.3%.

Figura 3.1 – Tregues te sherbimit jo universal – Poste nderkombetare.

4n          5png

 

4.    Treguesit e shërbimit ekspres

Në shërbimin ekspres, ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kanë tregues më të lartë me 587,637 objekte postare kundrejt Postës Shqiptare me 167,551 objekte. Ndërkohë që posta brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 695,632 objekte postare ose 92% dhe posta ndërkombëtare 59,556 objekte postare ose 8%.

Figura 4.1 - Shërbimi ekspres (Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare - Postë brenda vendit/ ndërkombëtare)

6

 

Figura 4.2 - Shërbimi ekspres (Krahasimi i Tremujorit te II-të me Tremujorin e I-rë). 

7

 

Figura 4.3 - Shërbimi ekspres  (Posta Shqiptare dhe  ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare - Postë brenda vendit/ ndërkombëtare)

8

Më tepër informacion mund të gjeni këtu