Publikohet Dokumenti "Statusi i Shërbimit Universal të Komunikimeve Elektronike - Këshillim Publik"

Këshilli Drejtues i AKEP, në mbledhjen e datës 13 Tetor 2016, miratoi nxjerrjen në Këshillim Publik të dokumentit “Statusi i Shërbimit Universal të komunikimeve elektronike”

Ky dokument përcakton masat për plotësimin e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga nenet 25-30, të Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimi i Këshillit Drejtues të AKEP me Nr.2324, datë 28.06.2013 për miratimin e dokumentit “Statusi Aktual dhe Plani Kuadër 2013-2016 i Shërbimit Universal”.

Dokumenti i nxjerrë për këshillim publik është fokusuar në diskutimin për përfshirjen e aksesit broadband në statusin e SHU duke marrë në konsideratë zhvillimet pozitive të aksesit broadband në rrjete fikse dhe celulare në këto vite, si dhe propozimet e Komisionit Europian më datë 14.09.2016, për rishikimin e kuadrit aktual rregullator të komunikimeve elektronike, përfshirë ato për Shërbimin Universal.

Për më shumë informacion drejtohuni  këtu