ARRITI NË 500 MIJË NUMËRI I PORTIMEVE NË RRJETIN MOBILE DHE FIKS

AKEP njofton se që nga dita e parë e hyrjes së shërbimit të portabilitetit të numrit, i cili i mundëson konsumatorit ndryshimin e operatorit celular ose fiks numri i bartjeve në keto rrjete arriti në mbi 500 mijë.

Nga këto, numra të bartur në rrjetet celulare janë 550,817 dhe  12,083 në rrjetet fikse.Gjatë vitit 2016 deri në fund të muajit tetor jane bartur rreth 115,000 ndërsa me ndryshimet në rregulloren për zbatimin portabilitetit të numrit numri maksimal i numrave që mund të barten në një ditë është rritur nga 600 ne 1200.

Portabiliteti i Numrit filloi si shërbim me datë 2 Maj 2011.