PUBLIKON TREGUSIT STATISTIKORË TË TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR TRE MUJORIN E TRETË TË VITIT 2016

Tendencat e tregut në tremujorin e tretë 2016, janë të ngjashme me ato të tremujorëve paraardhës:

1.Rritje e përdoruesve të aksesit në internet në rrjete fikse dhe celulare;

2.Rënie të vogla të numrit të përdoruesve aktivë të telefonisë fikse dhe rritje të përdoruesve celularë;

3.Vazhdim të rritjes së proporcionit të thirrjeve në off-net dhe rënie e proporcionit të thirrjeve on-net në rrjetet celulare.   

Më poshtë janë dhënë në mënyrë më të detajuar zhvillimet kryesore të tregut të komunikimeve elektronike deri në fund të Shtatorit 2016.

Telefoni celulare

Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartave SIM në fund të Tremujorit III 2016 respektivisht ka qenë rreth 3.9 milion dhe 5.3 milion, të cilat rezultojnë me rritje në krahasim me 3-mujorin paraardhës. Penetrimi për popullsi për këtë tre mujor ishte 137% për përdorues aktivë dhe 185% për karta SIM. Pjesët e tregut sipas përdoruesve aktivë rezultojnë si mëposhtë:

Pjesët e tregut sipas “përdorues aktivë”

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QIII_2016

33.2%

49.9%

12.7%

4.1%

QII_2016

32.2%

49.6%

13.3%

4.9%

QIII_2015

30.8%

47.2%

14.3%

7.7%

Ndryshimet në krahasim me 3mujorin e dytë 2016 variojnë me rritje prej rreth 0.3  dhe 1 pikë përqindje, përkatësisht për Vodafone dhe Telekom dhe më rënie prej rreth 0.5 dhe 0.7 pikë përqindje për Albtelecom dhe Plus.

Përsa i takon pjesëve të tregut sipas thirrjeve dalëse tabela më poshtë na pasqyron një ecuri për tre periudha të cilat janë më relevante për t`u krahasuar. Nga krahasimet me 3-mujorin paraardhës në lidhje me pjesët e tregut për thirrje dalëse nuk ka ndryshime të mëdha, ndryshime më të dukshme janë kur si bazë referimi merret 3-mujori i dytë 2015, ku Telekom dhe Vodafone kanë rritje të pjesëve të tregut përkatësisht me 2.4 dhe 1.3 pikë përqindje dhe Albtelecom dhe Plus kanë rënie përkatësisht më rreth 2.1 dhe 1.6 pikë përqindje.

Pjesët e tregut sipas “Thirrje dalëse

Telekom

Vodafone

Albtelecom(EM)

Plus Communication

QIII_2016

34.1%

51.2%

10.9%

3.8%

QII_2016

33.8%

52.2%

10.3%

3.6%

QIII_2015

31.7%

49.9%

13.0%

5.4%

Përgjatë QIII 2016 volumi i thirrjve të gjeneruara nga rrjetet celulare në krahasim më QII 2016 u rrit me 4.3%. Pesha e thirrjeve dalëse on-net ka pësuar ulje në krahasim më tre mujorin e dytë 2016 duke arritur në nivelin rreth 58 % të thirrjeve dalëse. Edhe n.q.s i referohemi QIII_2015, këto thirrje vijojnë të kenë trend rënës (65% në QIII_2015).Thirrjet jashtë rrjetit kanë pësuar një rritje me 12% në krahasim më QII_2016 dhe rreth 66% kur bazë krahasimi merret QIII_2015.

Si edhe në 3-mujorin paraardhës, trafiku i drejtuar drejt rrjeteve fikse, vijon të ketë rritje, rritje kjo me rreth 9% krahasuar me 3-mujori e dytë 2016 dhe 16% në krahasim me  këtë periudhë të një viti më parë.

Në lidhje me portimet në këtë segment të tregut, gjatë këtyre tre muajve u portuan rreth 22.4 mijë numra celularë duke shënuar kështu një rënie prej rreth 42% në krahasim më QII_2016 dhe një rritje prej rreth 13 %, po ti referohemi QIII_2015.

Aksesi Broadband nga rrjetet celulare

Mobile broadband mbetet tregu me rritje më të shpejtë dhe më të madhe, me një penetrim për popullsi me rreth 65 %, e cila i korespondon një numri pajtimtarësh me rreth 1.84 milion. N.q.s i referohemi periudhës paraardhëse mund të themi se ky tregues ka pasur një rritje prej rreth 21%. Kur si bazë krahasuese marrim po këtë përiudhë të një viti më parë mund të themi se ky tregues ka pësuar një rritje prej rreth 48%.

Aksesi Broadband nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve më akses broadband nga rrjetet fikse më 30.09.2016 arriti në rreth 262 mijë, një rritje kjo prej rreth 3%  në krahasim me fundin e 3 mujorit paraardhës. Referuar periudhës që nga QIV_2014 e deri tani , rezulton që kjo normë rritjeje të jetë stabël, në intervalin 2–6%. Norma e penetrimit për popullsi dhe familje të aksesit broadband fiks në fund të tremujorit të dytë 2016 ishte respektivisht rreth  9.3% dhe 36%. Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore. Rritje më të madhe kanë pasur qarqet me dendësi të madhe si: Tiranë, Durrës, Korcë, Shkodër. Edhe në qarqet e tjera u vu re rritje, por ato ishin të moderuara, duke qenë se disa ofrues të këtyre shërbimeve janë të pozicionuar në zona lokale më dendësi të vogël dhe me peshë të vogël në treg.

Aksesi në paketa me shërbime të integruara nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni, Internet dhe TV) në fund të 3-mujorit të tretë arriti në 177 mijë, një rritje kjo prej rreth 2% në krahasim me QII_2016 dhe rreth 31 % nga QIII_2015. Numri i pajtimtarëve me paketa Triple play vijoi të këtë normë positive rritjeje, por në ndryshim më 3-mujorët e 2015, ku norma e rritjes varionte  në intevalin 25-42%, gjatë tre 3-mujorëve të 2016 kjo normë ka variuar në intervalet 2-7%. 

Për më shumë informacion drejtohuni ketu