PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT POSTAR PËR TRE MUJORIN E TRETË TË VITIT 2016

Per 3 mujorin e tretë të vitit 2016 nga të dhënat e dërguara nga ofruesit e shërbimeve postare vërehet se, në tregun postar, vendin kryesor e zënë objektet postare të realizuara në shërbimin universal të ndjekur nga shërbimi ekspres dhe shërbimi jo universal postar.

1.      Treguesit e totalit të shërbimeve postare

Në vijim paraqiten treguesit për shërbimet postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare të marra së bashku:

Nga të dhënat e raportuara  rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me 75% ose 4,670,575 objekte postare, ndjekur nga shërbimi jo universal me 18 % ose 1,110,435 objekte postare. Shërbimi ekspres zë vetëm 7 % ose 442,447 te objekteve postare.

Tabela 1 - Totali i objekteve postare sipas llojeve të shërbimeve postare të ofruara nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare.

Llojet e shërbimeve postare

Objekte postare

Shërbim universal postar

4,670,575

Shërbim jo universal postar

1,110,435

Shërbim ekspres

442,447

TOTALI

6,223,457

                                                           

 

 

 

 

 

 

 

2.  Treguesit e Shërbimit Universal Postar – Posta Shqiptare

Volumin kryesor në shërbimet postare që ofron Posta Shqiptare e zë shërbimi universal me 4,670,575 objekte postare, i ndjekur nga shërbimi jo universal me 1,070,849 objekte postare dhe shërbimi ekspres me 180,882 objekte postare.   

Shërbimi universal zë 79 % përkundrejt shërbimit jo universal me 18 % dhe shërbimit ekspres me 3 % të tregut të shërbimeve postare të realizuara nga Posta Shqiptare. (Fig. 2.2)

Figura 2.3 paraqet ecurinë e objekteve postare të Posta Shqiptare gjatë 3-mujorit të parë, të dytë  dhe të tretë 2016, nga ku vihet re një rënie e lehtë në numrin e objekteve postare të shërbimit universal, një rritje e ndjeshme e atij jo universal dhe një rritje e lehtë në numrin e objekteve postare të shërbimit ekspres.

STATISTIKA   statist

 

 

Figura 2.3Shërbimet postare të realizuar nga Posta Shqiptare në Tremujorin e I-rë, Tremujorin  e II-të dhe Tremujorin e III-të 2016.

statista1

 

Figura 2.3 paraqet ecurinë e objekteve postare të Posta Shqiptare gjatë 3-mujorit të parë, të dytë  dhe të tretë 2016, nga ku vihet re një rënie e lehtë në numrin e objekteve postare të shërbimit universal, një rritje e ndjeshme e atij jo universal dhe një rritje e lehtë në numrin e objekteve postare të shërbimit ekspres. 

 

3.      Treguesit e shërbimit jo universal postar

Figura 3.1- Shërbimi jo universal postar, Posta shqiptare/ofruesit e tjerë. Ecuria në 3-mujorë

statista2

 

4.      Treguesit e shërbimit ekspres

Në shërbimin ekspres, ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kanë tregues më të lartë me 587,637 objekte postare kundrejt Postës Shqiptare me 167,551 objekte. Ndërkohë që posta brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 695,632 objekte postare ose 92% dhe posta ndërkombëtare 59,556 objekte postare ose 8%.

Figura 4.1 Shërbimi ekspres brenda vendit dhe ndërkombëtar - Posta shqiptare/ofruesit e tjere, ecuria ne 3-mujore.

statistika 4

 

Në shërbimin ekspres, ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kanë tregues më të lartë me 261,565 objekte postare kundrejt Postës Shqiptare me 180,882 objekte.

Shërbimi ekspres brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 393,678 objekte postare ose 89% dhe posta ndërkombëtare 48,769 objekte postare ose 11%. (Figura 4.2)

Figura  4.2- Shërbimi ekspres  (Posta Shqiptare dhe  ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare te marre se bashku - Postë brenda vendit/ ndërkombëtare, tremujori i trete 2016)

statististika5

 

Më tepër informacion mund të gjeni këtu