VIJON PUNA PËR PËRMIRËSIMIN E RRJETEVE PROBLEMATIKE NË QYTETET KRYESORE TË VENDIT

AKEP po koordinon     përfundimin e fazës se dytë të stabilizimit të zonave problematike që rezultojnë me devijime flagrante nga Rregullorja Nr.22 Datë 24.06.2011

 “Mbi Kushtet Teknike për Ndërtimin e Infrastrukturës së Rrjeteve Kabllore Urbane dhe Rrjeteve me Fibra Optike Ndërurbane të Komunikimeve Elektronike”, e AKEP, ne te gjithe vendin.

Sikurse AKEP ka informuar herë pas here në këto dy vitet e fundit, vitet 2015-2016 janë shpallur vite të stabilizimit dhe standardizimit të rrjeteve urbane të komunikimeve elektronike në të gjithë vendin, ku janë bërë përmirësime te rëndësishme që rezultojnë me largimin përfundimtar të rrjetit të komunikimeve elektronike nga ai elektrik.

Deri në fund të këtij viti po ndiqen me prioritet ndërhyrjet në Bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Në Tiranë kohët e fundit përfunduan zonat tek Posta Shqiptare, Rr.Rreshit Collaku, Hotel Evropa dhe zona e Shallvareve. Tani po punohet tek Pallatet Agimi, Zona Moskate -  Nikolla Tupe  dhe me tej në zonën e Tiranes së Re, kryesisht ne grup pallatet e ndërtuara para viteve 90 ku instalimet janë jashtë cdo kushti teknik dhe estetik, sipas planit të veprimit të koordinuar nga AKEP.

Duke bashkëpunuar dhe me Bashkinë e Tiranës, aty ku ka ndërtime ose rikonstruksione të infrastrukturës, po përfundojnë ose kanë përfunduar rrjetet ne zona Don Bosko, Selita, rruga Ali Shefqeti, Fadil Rada si dhe ne cdo investim te ri .

Qëndra e vemendjes do të jetë eleminimi i intersektimeve të çrregullta, që krijojnë imazhin e një “fole merimange” në cdo bllok banimi dhe rrugë. Në këtë aspekt, do të sistemohen fasadat në gjendje shumë të rënduar me rrjete kabllore, ku nga puna e kryer deri tani, rezulton se më shumë se 80% e tyre janë jashtë funksioni dhe janë kthyer ne një shqetësim edhe për komunitetin, te cilin AKEP e mbështet ne cdo nismë për mos lejimin e instalimit nga operatoret, të kabllove ajrorë në shkelje të kushteve teknike të Rregullores Nr.22.

Masat e marra deri tani kanë sjellë në zonat e ndërhyra një gjendje krejtësisht tjetër si në sigurimin teknik dhe treguesit e cilësisë së shërbimit por edhe në aspektin estetik dhe urbanistik të këtyre zonave. AKEP ka krijuar mundësinë e konsultimit me web-in e AKEP në adresën:

http://www.akep.al/foto-galeri  

        Rruga Brigada 8 Sulmuese 1-2Rruga Brigada 8 Sulmuese 1-1