AKEP HAP PROÇESIN E KËSHILLIMIT PUBLIK PËR SHITJEN E BREZIT TË FREKUENCAVE 800 MHZ


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), mbështetur në nenin 65, nenin 66 dhe nenin 68, të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008
  “ Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” (ligji nr. 9918), i ndryshuar;,

Njofton të gjitha palët e interesuara se nis këshillimin publik për dhënien e të drejtave te përdorimi në brezat e frekuencave mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz).

Ky proces kryhet i harmonizuar me  vendimet e fundit të Konferencës Botërore të Radiokomunikacioneve të ITU, vendimet e konferencës europiane CEPT, axhendës dixhitale europiane etj.

Dhënia e këtij brezi në përdorim për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike ka një impakt të ndjeshëm në:

-      zhvillimin ekonomik dhe social të vendit;

-     zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve broadband (në mënyrë të vecantë ata 4G) në të gjithë vendin për të përftuar akses në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si shëndetësi (e-health), edukim (e-education), tregti (e-commerce), shërbimet qeveritare (e-government) etj;

-    shtrirjen e shërbimit te internetit në familjet shqiptare edhe në zonat rurale dhe me dendesi të vogël popullsie;

-      rritjen e kapaciteteve ekzistuese të transmetimit te të dhënave në të gjithë territorin etj;

AKEP pret të marrë nga ky këshllim publik interesin e kandidatëve për përdorimin e këtij brezi që është shumë i përshtatshëm për ngritjen e sistemeve LTE (4G) dhe ofrimin e shërbimeve broadband.

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre brenda 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në faqen e web të AKEP:

http://www.akep.al/konsultime/konsultime-ne-proces.

Për informacion mund të kontaktoni në adresën e email:

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.