Njoftim

Këshilli Drejtues i AKEP njofton palët e interesuara se në mbledhjen e datës 16.02.2017, sipas rendit të ditës mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga sipërmarrësi Vodafone Albania Sh.a. “Në lidhje me konsultimin publik të analizës së tregut të telefonisë celulare”, 

dhe përcaktoi se procesi i këshillimit publik për dokumentat e miratuar me:

1.    1. Vendim nr. 2699, datë 01.12.2016 për “Miratimin për Këshillim Publik të Dokumentit: Analizë e tregut të shërbimeve celulare:Tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Këshillim Publik”, dhe

2.    2. Vendim nr. 2700, datë 22. 12. 2016 për “Miratimin për Këshillim Publik të Dokumentit: Rregullimi i tarifave të sipërmarrësve me FNT në tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare – Këshillim Publik”,

të jetë deri në një njoftim të dytë të AKEP, i cili në çdo rast nuk do të jetë më i gjatë se 60 (gjashtëdhjetë ditë) duke filluar nga data 16.02.2017.