PUBLIKOHEN TREGUESIT STATISTIKORË TË TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR TRE MUJORIN E KATËRT TË VITIT 2016

Në Tremujorin e katërt 2016 kanë raportuar rreth 103 sipërmarrës të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.

AKEP dëshiron të falenderojë operatorët që kanë depozituar të dhëna për këtë raport dhe shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm me të gjithë operatorët për procesin e mbledhjes dhe publikimit të të dhënave statistikore të komunikimeve elektronike në të ardhmen.

Shërbimet nga rrjetet celulare

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2016 ishte rreth 5.3 milionë që përbën një rënie me 2.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por rritje me 7.8% në krahasim me T4 2015;

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2016 arriti në rreth 3.4 milionë që përbën një rënie me 14.2% me T3 2016 dhe rënie me 2.1% në krahasim me T4 2015;

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T4 2016 ishte rreth 1.7 milionë që përbën reduktim me 8% me tremujoin e mëparshëm, por rritje me të ndjeshme me 30% në krahasim me Tremujorin e katërt 2015;

Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2016 ishte rreth 1.7 miliardë minuta, me një rënie prej 2.4 % në krahasim më tremujorin paraardhës, por me një rritje prej 5.8% me të T4 2015;

Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T4 2016 ishte rreth 8.4 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 1.65 GB Internet në muaj në T4 2016, që përbën një rritje të ndjeshme me 118% ose 2.2 herë më shumë krahasuar me konsumin mesatar mujor prej 0.76 GB gjatë vitit 2015;

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë tremujorit të katërt 2016 ishte: 171 minuta thirrje dalëse, 40 SMS dhe 1.65GB Internet. Konsumi mesatar i thirrjeve dhe SMS-ve pati rritje me 14.9% dhe 14% respektivisht krahasuar me T3 2016.

Shërbimet nga rrjetet fikse

Numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të kartërt 2016 ishte rreth 249 mijë, që përbën një rritje me 11.4% në krahasim me T3 2016 dhe me 9.7% në krahasim me T4 2015. Një faktor i rëndesishëm ndikues në këtë rritje është ndryshimi i përkufizimit të këtij treguesi në T4 2016;

Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T4 2016 arriti në rreth 266 mijë, që përbën një rritje me 1.8% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me rreth 10% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2015;

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3-mujorit të katërt arriti në rreth 187 mijë, një rritje kjo 5.5% në krahasim me T3 2016 dhe rreth 25 % me T4 2015;

Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 50% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 40% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 10% me paketa “Internet dhe TV”;

70% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T4 2016 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 35% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

    Për më shumë informacion drejtohuni ketu