AMA DHE AKEP URDHËR TË PËRBASHËT PËR MARRJEN E MASAVE PËR LIRIMIN E BREZIT 800 Mhz (DIVIDENTI I PARË NUMERIK - DDI) DERI NË 30 QERSHOR

Tiranë 18.04.2017-Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ne zbatim te Udhezimit Nr.1 date 11.4.2017 “Per zbatimin e Planit Kombetar te Frekuencave per lirimin efektiv te frekuencave te Dividendit Dixhital nga transmetimet audiovizive”

te Ministrit te Shtetit per Inovacionin dhe Administraten Publike, kane finalizuar ngritjen e grupit te punes për monitorimin e procesit të lirimit te Dividentit të Parë Numerik (DD1) nga transmetimet audiovizive brenda dates 30 Qershor 2017.

Grupi i punes ngrihet ne kuadrin e masave pergatitore për lirimin e këtij brezi frekuncash nga transmetimet audiovizuale, deri ne kalimin e tij në administrimin e AKEP, për vijjmin e procedurës për dhënien e autorizimeve individuale për përdormin e frekuencave për shërbime të komunikimeve elektronike nga operatorët e telefonisë së lëvizshme. 

Gjithashtu kerkohet të jepet garanci proceseve në vijim te lirimit te brezit 790-862 MHz nga transmetimet audiovizuale dhe të krijohen kushtet për një proces teknikisht të sigurte, nga cdo interferencë ose përdorim i pa autorizuar i spektrit, nga subjekte të ndryshme.

Pjesë e grupit te punes do të jenë përfaqesues nga AKEP, AMA dhe operatorët e telefonisë së levizshme, te cilet do të kryejnë matje në te gjitha bashkite e vendit, sipas planit të lirimit të mire koordinuar midis AMA-s dhe operatoreve audiovizuale.

Grupi i punës përfundon misionin kur garantohet për lirimin e plotë të brezit 790-862 MHz (DDI) nga përdorimet për transmetimet audiovizive.

UDHËZIM Nr.1, datë 11.04.2017 “Per zbatimin e Planit Kombetar te Frekuencave per lirimin efektiv te frekuencave te Dividendit Dixhital nga transmetimet audiovizive”

URDHËR Nr.88, datë18.04.2017 "Për Monitorimin e procesit të lirimit të Devidentit të Parë Numerik (DDI) nga transmetimet audiovizive në të gjithë territorin e vendit"