Llojet e Pagesave

Pagesat që kryhen në AKEP janë:

  1. Pagesa për mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike.
    Sipërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimit, janë të detyruar të paguajnë një pagesë vjetore për mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike nga AKEP-i. Kjo pagesë nuk duhet të jetë më shumë se 0,5 % e së ardhurës vjetore të vitit kalendarik të mëparshëm dhe duhet të realizohet brenda datës 30 prill të cdo viti.
  2. Pagesa për caktimin dhe përdorimin e frekuencave.
  3. Pagesa për caktimin dhe përdorimin e numrave dhe të serive numerike.
  4. Pagesa për tarifën e shërbimit të radiokomunikacionit.
    Në bazë të Ligjit Nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, dhe Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe AKEP, Nr. 28 datë 12.11.2015 "Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 30, datë 23.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për shërbimet e radiokomunikacionit”, AKEP është agjent tatimor për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në Buxhetin e Shtetit të tarifës së shërbimit të radiokomunikacionit.