NENSHKRUHET MEMORANDUM MIRËKUTIPTIMI MIDIS AKEP DHE KMDP

memorandum-19-4-11-lNë datën 19.04.2011 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KMDP).

Nënshkrimi i këtij Memorandumi angazhon AKEP dhe KMDP në një bashkëpunim të ndësjelltë me qëllim hartimin e rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale në fushën e komunikimeve elektronike, zgjidhjen e problemeve në rast shkelje apo cenimi të privatësisë dhe bashkëveprim në grupe pune për hartimin e udhëzimeve të veçanta për mbrojtjen e përdoruesve të rrjeteve sociale në internet në veçanti për moshat e mitura.

Gjithashtu, Memorandumi parashikon shkëmbimin e mendimeve lidhur me aktet ligjore e nënligjore si dhe në përgatitjen e Kodeve të Etikës.