MIRATOHET AUTORIZIMI INDIVIDUAL I 3G PËR AMC

miratohet-autorizimi-individual-3g-AMC-29-9-11Këshilli Drejtues i AKEP, me Vendimin Nr. 1694, datë 28.09.2011, miratoi pajisjen e sipërmarresit “Albanian Mobile Communications” sh.a me autorizim individual, për përdorimin e frekuencave në brezat 1935-1950 MHz çiftuar me 2125-2140 MHz dhe 1905-1910 MHz, spektër i paçiftuar, për ndërtimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të lëvizshme tokësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky autorizim individual u lëshua në përfundim të tenderit publik me procedurë të hapur, ku “Albanian Mobile Communications” sh.a u shpall fitues me çmim të ofertës në vlerën 15.100.000 (pesembedhjete milione e njeqindëmije) Euro.