“CULLEN INTERNATIONAL” MBAN FORUMIN E PARË NË TIRANË.

Cullen-International-4-10-11Në datat 26 dhe 27 shtator 2011, në Tiranë, “Cullen International” organizoi Forumin e Parë në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian për monitorimin e komunikimeve elektronike dhe shoqërisë së informacionit.

Ky aktivitet u mbajt nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Z. Pollo, dhe në bashkëpunim me AKEP.  
Në forum morrën pjesë vendet kandidate dhe pontencionalisht kandidate për hyrje në BE, të cilat janë në monitorim, si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Forumi bëri prezantimin e raportit të parë të monitorimit, si dhe pati diskutime mbi çështje me interes të zhvillimit të vendeve të rajonit sipas praktikës evropiane për komunikimet elektronike dhe shoqërisë e informacionit. Ndër çështjet që u diskutuan ishin politikat spektrale, shërbimi universal, mbrojtja e konsumatorit, konvergjenca midis shërbimeve telefonike fikse dhe atyre të lëvizshme, etj.

Prezantimi i AKEP në forum.