TAKIM BILATERAL

TAKIM-BILATERAL-9-11-11Në kuadër të konferencës mbi nismën “Evropa Juglindore Elektronike”, Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Piro Xhixho pati një takim bilateral me Z. Brahima Sanou, Drejtor i Zyrës së Zhvillimit të Telekomunikacioneve në ITU.

Z. Xhixho shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ITU i ka dhënë AKEP nëpërmjet projekteve multilaterale dhe bilaterale sidomos në lidhje me administrimin dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave.

Z. Sanou u angazhua se mbështetja e ITU-së do të vazhdojë për AKEP jo vetëm në aspektin e menaxhamit të frekuencave, por dhe të planit të numeracionit dhe cdo lloj asistence tjeter.