DYFISHOHET NUMRI I DOMAIN-EVE .al

logo-akep-lajm-1Rritet ndjeshem numri i domain-eve ne .al pas ndryshimeve te vitit 2010 per :
  • uljen e pagesës së regjistrimit vjetor të emrave të domain-eve në zonën “.al” dhe nën domain-et “.com.al”, “.org.al”, “.net.al”, nga 75 US$ për çdo dy vjet, në 2000 lekë për çdo dy vjet.
  • përfshirjen e kategorisë “persona natyrorë” (individë) në kategoritë e subjekteve që kanë të drejtën për të regjistruar një emër domain-i në zonën “.al”.
Ulja e ndjeshme e nivelit të pagesës vjetore të regjistrimit të domain dhe nën domain-eve në zonën “.al” çon në renditjen e Shqipërisë në listën e vendeve me pagesa vjetore me te ulet per domain-eve ne nje vit.

Ndërsa heqja e kufizimit të së drejtës për regjistrimin e domain-eve dhe nën domain-eve në zonën “.al” , duke iu përgjigjur në këtë mënyrë më masa konkrete interesimit të madh në rritje të shoqërisë shqiptare për këtë shërbim, për kategorinë e “personave natyrorë” me banim në Republikën e Shqipërisë dhe “personave natyrorë” me nështetësi dhe/ose kombësi shqiptare me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ka zgjeruar ndieshëm kategoritë e subjekteve që kanë regjistruar domain-e nen .al.

Per shkak dhe te pershpejtimit te procedurave per rregjistrim numri i domain-eve ka arritur ne rreth 8000 ne total ne fund te vitit 2011 nga 4800 qe rezultonin ne fund te 2010.

Nderkohe qe nga viti 1995 kur eshte hapur sherbimi i rregjistrimit deri ne 2009 numri i tyre ishte vetem 2800.