KONFERENCA BOTERORE E RADIOKOMUNIKIMIT 2012 (WRC-12)

RADIOKOMUNIKIMIT-23-2-2012Konferenca Boterore e Radiokomunikimit 2012 (WRC-12) eshte zhvilluar ne Gjeneve ne datat 23 Janar deri 17 Shkurt 2012, menjehere pas Asamblese te Radiokomunikimit 2012 (RA-12).

Konferenca Europiane e Administratave te Post Telekomunikacioneve (CEPT), përgjegjës për harmonizimin e spektrit të radio frekuencave ne Europe, ka luajtur një rol aktiv gjatë gjithë konferencës duke përfaqësuar interesat europiane dhe duke realizuar koordinimin e anëtarëve dhe pozicionet e tyre për çështje shumë të rëndësishme.

Disa nga rezultatet kryesore të konferencës për Evropën janë:

Dividendi Dixhital (790-862 MHz) - Marrëveshja e arritur në koordinimin e këtij brezi mes vendeve që dëshirojnë ta përdorin ate për shërbime të lëvizshme dhe atyre që kanë vendosur sisteme aeronautike radionavigacioni. CEPT ka bashkepunuar RCC (Regional Commonwealth in the field of Communications) që nga fillimi i vitit 2011 për të siguruar që të gjithë marrëveshjet e nevojshme ndër-kufitare te koordinimit midis vendeve të RCC që veprojnë sisteme aeronautike radionavigacioni në këtë brez dhe vendeve CEPT, në vecanti vende te BE-së, që dëshirojne të implementojne shërbimin e levizshem duhet të arriheshin para WRC-12. Kjo u arrit gjatë javës së fundit të konferencës me një marrëveshje të nënshkruar nga Rumania dhe Ukraina duke mundësuar një përfundim të suksesshëm për një nga pikat më të vështira të axhendes se Konferencës. Kjo heq pengesën e fundit rregullatore teknik për implementimin e dividendit dixhital në disa vende të Evropës Lindore.

Dividendi Dixhital - një dividend dixhital i zgjatur tek brezi 700 MHz, me kushtet teknike qe do te miratohen ne WRC 2015. Shumë shtete arabe dhe afrikane në WRC-12 papritmas kërkuan një dividend dixhital të zgjatur të menjëhershëm ne brezin 700 MHz. Delegacioni CEPT mori parasysh këtë kërkesë dhe, së bashku me organizatat tjera rajonale, u arrit ne kompromis ne menyre qe te kompletohen te gjitha studimet e nevojshme për WRC-15. CEPT beson se zgjerimi i statusit të shërbimeve te levizshme në një pjesë të rëndësishme të spektrit, si ajo poshtë 1 GHz, do të zgjerojnë mundësitë e saj në Evropë.

Komunikimet Satelitore – Qartesimi i rregullave te aplikueshem per  koordinimin dhe njoftimin e rrjeteve satelitore të cilat janë esenciale për administratat te cilat do te preken nga operimi i sateliteve sipas pozicioneve orbitale perkatese. Një tjetër rezultat i madh ishte dhe garantimi i mbrojtjes te një brezi frekuencash i përdorur nga Galileo.

Rezultatet e tjera të qarta në këtë fushë eshte alokim i ri për operimin e sigurt të sistemeve të avionëve pa pilot dhe alokimeve të reja, masat rregullatore për eksplorimin e tokes, meteorologjine dhe shërbime të tjera shkencore për trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe parashikimin e fatkeqësive natyrore.

Nje delegacion shqiptar me perfaqesues nga MITIK, AKEP dhe KKRT ndoqen punimet.

Aktet Finale te Konferences Boterore te Radiokomunikimit 2012 (WRC-12) u firmosen nga Z.Piro XHIXHO, Kryetar i Keshillit Drejtues te AKEP.

Prane AKEP jane derguar ne forme elektronike nga ECO (European Communications Office) nje set dokumentash, Propozimet e Perbashketa Europiane me qellim unifikimin e vendimeve dhe politikave qe do te ndjeke CEPT ne Konference. Në përputhje me Metodat e Punës ECC (Shtojca 9 dhe 11) dhe vendimin e marrë nga CPG, AKEP ka nenshkruar te gjitha Propozimet e Perbashkëta Europiane.

Me teper...